Start date: May 31, 2018 12:00:00 am - End date: Feb 28, 2019 12:00:00 am

3D EDUCATION

Kolegji Turgut Ozal çel për të gjithë nxënësit e tij zhvillimin më të fundit të teknologjisë 3D në fushën e arsimit. Ku me anë të përdorimit të mjeteve 3D si, Shuter Aktiv 3D, syze 3D dhe projektor 3D u jep mundësinë nxënësve të përgatiten për të ardhmen me teknologjinë e fundit.

 

Me aplikimin e kësaj teknologjie në fushën e arsimit, ne synojmë përmirësimin e standartit të jetës dhe cilësisë së arsmit, po ashtu të vazhdojmë të ndryshojmë jetën tonë çdo ditë e më tepër me mendime teknologjike.

 

Nxënësi tashmë ka mundësi që nëpërmjet syzeve 3D të kalojë përmes kanionit ose të zbulojë sekretet e sistemit diellor në mjedisin e klasës. Ose të udhëtojë brenda trupit të njeriut bashkë me qelizat e gjakut ose të hyjë në bashkveprim me molekulat apo elementet për t’u bërë pjesë e reaksioneve që ndodhin aty.

 

Pra është koha që mësimi dhe argëtimi të gërshetohen sëbashku në mënyrën më të mirë

 

 

Përse zgjodhëm arsimin 3D?

-          Për të përmirësuar motivimin dhe përqëndrimin e nxënësve.

-          Për të rritur aktivizimin e nxënësve gjatë orës së mësimit.

-          Për të bërë të mundur një mësim sa me frytdhënës dhe dije të qëndrueshme.

-          Për ta bërë orën e mësimit sa më tërheqëse për nxënësit.

-          Për të përfishirë zhvillimet teknologjike në fushën e arsimit si dhe për ta lehtësuar këtë të fundit.

-          Për të rritur përqindjen e suksesit në provime.

Ne e dimë se çdo nxënës është i veçantë në mënyrën e tij të mësuarit. Ndërkohë që dikush mëson me shpejt dhe mirë me anë të shikuarit disa të tjerë kuptojnë me anë të eksperimentuarit. Me anë të projektorëve 3D tani bëhet i mundur një arsim krejt i ri dhe argëtues. Me dimensione të reja, edhe dëshira dhe emocioni për të mësuar sa vjen e bëhet me i madh.