Start date: Apr 23, 2016 12:00:00 am - End date: Feb 23, 2017 12:00:00 am

ASEF 2016

U zhvillua edhe këtë vit panairi shkencor ASEF midis nxënësve të kolegjeve turke në Shqipëri për kategorinë e të rriturve. Ky ishte panairi i nëtë dhe në të u prezantuan mbi 350 projekte në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të shkencës.

Gjykimi i jurisë profesionale përbërë nga mësues dhe profesorë nga shkolla dhe universitete të rëndësishme në vend zgjati për rreth gjashtë orë. Gjatë kësaj kohe nxënësit mbronin projektet e tyre duke i paraqitur sa më mirë dhe duke shpjeguar hapat shkencorë që kishin ndjekur gjatë përgantitjes së tyre. Shumëkush prej nxënësve theksonte përdorimin praktik ose mesazhin që përcillej me anë të projektit.

Interesi për kërkimin shkencor sa vjen e rritet nga viti në vit falë promovimit dhe guximit që i jep nxënësve ky lloj aktiviteti i kolegjeve turke. Në fund të akvitetit më të miret u shpërblyen me medalje ndërsa dy projektet me më shumë pikë do të përfaqësojnë Shqipërinë në SHBA në konkursin e projekteve ISWEEEP.