Start date: Apr 01, 2017 12:00:00 am - End date: Apr 12, 2018 12:00:00 am

PROVIMI I PRANIMIT 2016

SHPJEGIM MBI PROVIMIN E PRANIMIT NË KOLEGJET TURKE

 

PROVIMI ZHVILLOHET NË

30 PRILL, E SHTUNË

ORA 10:00

 

Për tu regjistruar në provim dërgoni në numrin 0673003460 emrin/mbiemrin, klasën që vazhdoni si dhe qytetin ku banoni. Nëpërmjet një sms-je do t'ju njoftohet se në cilin qytet, në cilën shkollë dhe në cilën orë do të paraqiteni në provim.

 

1.     Për tu regjistruar në provimin e pranimit nevojitet një fotografi dhe një vërtetim nga shkolla me fotografi. Në këtë mënyrë, ditën e provimit, nxënësi mjafton të ketë me vete dokumentin e hyrjes në provim.

2.     Nxënësit që e kanë kryer regjistrimin për në provim nëpërmjet SMS-së ditën e provimit duhet të paraqiten me një mjet identifikimi me fotografi (certifikatë lindjeje me fotogarafi, vërtetim nga shkolla me fotografi, etj.). Nxënësit që nuk sjellin mjet identifikimi me fotografi nuk do të pranohen në provim.

3.     Kolegji i vajzave “Mehmet Akif” në Tiranë, Kolegji “Turgut Özal” në Durrës dhe kolegji “Hasan Riza Pasha” në Shkodër janë qendrat e regjistrimit në provim.

4.     Numrat e telefonit për regjistrim në provim nëpërmjet SMS-së sipas shkollave: (Për tu regjistruar në provim dërgoni në numrin 0673003469 emrin/mbiemrin, klasën që vazhdoni si dhe qytetin ku banoni. Nëpërmjet një sms-je do t'ju njoftohet se në cilin qytet, në cilën shkollë dhe në cilën orë do të paraqiteni në provim)

“Mehmet Akif” Djem:                    067 300 34 60

“Turgut Özal” Durrës:                067 340 49 17

“Hasan Riza Pasha” Shkodër: 067 463 33 00

5.     Data e fundit për regjistrimin nëpërmjet SMS-së është 28 Prilli, e enjte.

6.     Nuk do të pranohet në provim asnjë nxënës që nuk ka kryer procedurat brenda afatit.

7.     Nxënësit që do të fitojnë 200 vendet e para automatikisht do të jenë fitues të shkollës MIST.

 

 

Provimi për bursë për klasat e 8-ta”Mehmet Akif” Djem, “Mehmet Akif” Vajza,

“Turgut Özal” Durrës, “Hasan Riza Pasha” Shkodër

 

“Mehmet Akif” vajza dheMehmet Akif” djem (regjistrimi do të bëhet pas dy vitesh për klasën e dhjetë 2017-2018)

“Hasan Riza Pasha” Shkodër, “Turgut Özal” Durrës (mund të bëhet regjistrimi për klasën e nëntë 2016–2017)

 

 

Provimi për klasat e 9-ta “Mehmet Akif” vajza,Mehmet Akif” djem, Turgut Özal” Durrës, “Hasan Riza Pasha” Shkodër, Turgut Özal” gjimnaz dhe Memorial International School of Tirana

 

“Mehmet Akif” vajza (me konvikt)

Mehmet Akif” djem (me konvikt)

Turgut Özal” gjimnaz Tiranë për djem dhe vajza (me konvikt vetëm për djem)

Turgut Özal” Durrës  për djem dhe vajza (me konvikt për djem dhe për vajza)

“Hasan Riza Pasha” Shkodër për djem dhe vajza (me konvikt për djem dhe për vajza)

Memorial International School of Tirana për djem dhe vajza (pa konvikt)

 

9.     Pyetjet e provimit janë në përputhje me kurrikulën e sistemit arsimor në Shqipëri

 

Matematikë

Letërsi

Logjikë

Fizikë

Kimi

Biologji

Gjithsej

Provimi kl. 8

       20

  20

  10

  10

  10

  10

  80

Provimi kl. 9

       20

  20

  10

  10

  10

  10

  80

 

Provimi i klasave të 9-ta përmban pyetje të përgjithshme.

Matematika përmban pyetje nga klasat 7, 8. Më shumë përmban pyetje nga klasa e 9-të.

Fizika, Kimia, Biologjia përmbajnë pyetje vetëm nga njohuritë e klasës së 9-të.

Për tu praktikuar me provimet e viteve të kaluara klikoni linkun e mëposhtëm

http://turgutozal.edu.al/library