Start date: Oct 05, 2018 12:00:00 am - End date: Oct 08, 2019 12:00:00 am

PROVIMI I PRANIMIT 2018

POLITIKAT E PRIVATËSISË

 

TË PËRGJITHSHME

Kjo politikë privatësie shpjegon se çfarë informacioni ne mbledhim kur ju vizitoni faqen e internetit të Shoqërisë “Turgut Ozal”sh.a. dhe institucioneve arsimore në varësi të saj, gjithashtu ka për qëllim të shpjegojë se si përdoret ky informacion.

Është e rëndësishme për ju që të merrni parasysh se kjo faqe interneti ofron lidhje të jashtme në faqe të tjera të pavarura, si brenda institucionit dhe jashtë tij. Kjo politikë zbatohet vetëm për aksesimin e drejtpërdrejtë në faqen e internetit me URL-të  http://tirana.turgutozal.edu.al/.  http://durres.turgutozal.edu.al/ www.mist.edu.al. www.epoka.edu.al .

Ne ju inkurajojmë të lexoni deklaratat e privatësisë në faqet e tjera të internetit që ju vizitoni.

 

COOKIES

Kjo faqe interneti përdor cookies, të cilat janë pjesë të vogla informacioni që janë lëshuar në kompjuterin tuaj ose pajisje të tjera që aksesojnë internetin, kur ju vizitoni faqen. Cookies janë ruajtur në shfletuesin tuaj dhe në memorjen e kompjuterit/pajisjes suaj dhe janë përdorur për t’ju dalluar ju nga vizitorët e tjerë të faqes.

Ju mund të refuzoni t’i përdorni cookies duke zgjedhur parametrat e duhura në shfletuesin tuaj të internetit, megjithatë duke vepruar kështu, mund të mos keni akses të përdorni funksionalitetet e plota të faqes sonë.

 

TË DHËNAT E MBLEDHURA

Shoqëria “Turgut Ozal”sh.a  nuk i transmeton të dhënat personale të nxënësve, studentëve apo personelit mësimorë, akademik e administrative palëve të treta, me përjashtim të rasteve kur është dhënë pëlqimi I tyre shprehimisht për një gjë të tillë.

 

Njësoj si shumica e faqeve të internetit, kjo faqe automatikisht ruan informacione të caktuara në lidhje me çdo kërkesë të bërë prej saj (shih më poshtë për më shumë detaje). Ky informacion është përdorur për administrimin e sistemit, për gjurmimin e gabimeve, si dhe për prodhimin e statistikave të përdorimit. Ne mund të mbledhim dhe të përpunojmë të dhënat e mëposhtme rreth jush:

  • Informacioni që ju jepni duke plotësuar format e ofruara në këtë faqe interneti janë për një qëllim të veçantë. Duke plotësuar këtë informacion ju e lejoni Shoqërinë “Turgut Ozal”sh.a për mbajtjen dhe përdorimin e këtij informacioni për qëllimet për të cilat është siguruar.
  • Nëse ju na kontaktoni, ne mund të mbajmë një kopje regjistrimi të asaj korrespondence.

 

TË DHËNAT E AKSESIMIT

Informacioni i mëposhtëm është mbledhur automatikisht për çdo kërkesë:

  1. Emri ose adresa e rrjetit të kompjuterit që bën kërkesën. Vini re se në disa (por jo të gjitha) rrethana mund të jetë e mundur të identifikohet nga kjo identiteti i personit që bën kërkesën. Vini re gjithashtu se të dhënat e regjistruara mund të jenë ato të një faqe interneti të përfaqësuar dhe jo të dhënat origjinale të klientit
  2. Emrin e përdoruesit, kur dihet gjatë aksesimit autentik (Log In) në këtë faqe interneti
  3. Data dhe koha e lidhjes
  4. Kërkesë HTTP, e cila përmban identifikimin e dokumentit të kërkuar
  5. Kodi status i kërkesës (suksesi ose dështimi, etj)
  6. Numri i të dhënave dërguar në përgjigje
  7. Përmbajtja e kokës së referuesit HTTP e ofruar nga shfletuesi
  8. Përmbajtja e kokës User-Agent HTTP e ofruar nga shfletuesi

Regjistrimi i të dhënave shtesë mund të jetë i aktivizuar përkohësisht nga koha në kohë për qëllime të veçanta.

Përveç kësaj, kompjuterat në të cilat faqja e internetit është hostuar mbajnë regjistrime të përpjekjeve (të autorizuara dhe të paautorizuara), për t'i përdorur ato për qëllime të tjera përveç atij për aksesim në serverin e internetit.

Këto të dhëna zakonisht përfshijnë:

  1. datën dhe kohën e përpjekjeve,
  2. shërbimin për të cilin u mundësua aksesi,
  3. emrin ose adresën e rrjetit të kompjuterit që bën lidhjen,
  4. dhe mund të përfshijë detaje të asaj që është bërë ose është tentuar të bëhet.

 

DHËNIA E INFORMACIONEVE SHPJEGUESE DHE PËRDORIMET E INFORMATAVE PERSONALE

 

Shoqëria “Turgut Ozal”sh.a, është e ndërgjegjshme për rëndësinë dhe sensitivitetin e të dhënave personale dhe respekton në mënyrë rigoroze masat për sigurinë që parashikohen në Ligjin Nr 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’ Kjo arrihet nëpërmjet përdorimit të teknikave të avancuara dhe moderne për të ruajtur bazat e të dhënave dhe sistemet e saj kompjuterike. Po ashtu, Shoqëria “Turgut Ozal”sh.a kujdeset që transferimi dhe rregjistrimi i të dhënave të bëhet me masa të plota sigurie në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës.

 

Ne e përdorim informacionin e mbajtur rreth jush në mënyrat e mëposhtme:

  1. për tu siguruar që përmbajtja nga faqja jonë e internetit është paraqitur në mënyrën më efektive për ju dhe për kompjuterin tuaj duke mbledhur informacion total për përdoruesit tanë duke e përdorur atë për të analizuar efektivitetin dhe popullaritetin e kësaj faqe interneti
  2. për t’ju lejuar ju të merrni pjesë në karakteristikat interaktive të shërbimit tonë, kur ju vendosni ta bëni këtë
  3. ne mund t’jua zbulojmë informacionin tuaj personal palëve të treta në rrethanat e mëposhtme:
  4. në qoftë se ne kemi marrë miratimin tuaj për ta bërë këtë
  5. kur ne na kërkohet ose jemi autorizuar nga ligji, urdhër gjykate, rregullator ose autoritet qeveritar për të zbuluar të dhënat tuaja personale
  6. nëse kërkohet për të mbrojtur të drejtat e pronës, apo sigurinë e Shoqërisë “Turgut Ozal”sh.a, anëtarëve të tij apo të tjerëve.

 

 

Lidhjet me faqet e tjera

Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë për të arritur mbrojtjen e të dhënave personale nuk përfshin lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera. Ne ju inkurajojmë të lexoni deklaratat e privatësisë në faqet e tjera të internetit që ju vizitoni.

 

 

Ndryshimet në këtë njoftim mbi mbrojtjen e të dhënave personale

Ne përditësojmë këtë njoftim në mënyrë të rregullt duke vlerësuar këtë politikë të privatësisë si ndër më të rëndësishmet në veprimtarinë e punës së Shoqërisë “Turgut Ozal”sh.a ..

 

Ankesa apo pyetje

Shoqëria “Turgut Ozal”sh.a përpiqet për të përmbushur standardet më të larta gjatë mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale. Për këtë arsye, ne marrim shumë seriozisht ankesat në lidhje me këtë temë. Ne mirëpresim gjithashtu çdo sugjerim për përmirësimin e proçedurave tona. Ky njoftim mbi mbrojtjen e të dhënave personale u hartua me qëllim për të qenë i qartë dhe i saktë. Nuk jepen detaje të plota të të gjitha aspekteve të mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale nga ana e Shoqërisë “Turgut Ozal”sh.a.  Megjithatë, ne jemi të gatshëm t’ju japim çdo  informacion shtesë apo shpjegim të nevojshëm. Çdo kërkesë për këtë duhet të dërgohet në adresën e-mailit info@turgutozal.edu.al ose në adresën Rruga Pavarësia, Autostrada Tiranë-Durrës, km1, Kashar ,Tiranë, Shqipëri

 

E drejta për t’u ankuar

Çdo person, që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm për të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë komisionerin dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Pas këtij ankimi, në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, subjekti i të dhënave mund të ankohet në gjykatë. 

Komisionieri për Mbrojtjen e të dhënave Rruga “A. Toptani”, Kati II-të.http://www.idp.al

Në rast se subjekti i të dhënave ka bërë ankim, kontrolluesi nuk ka të drejtë të ndryshojë të dhënat personale deri në dhënien e vendimit përfundimtar.

 

Politikat e provatësisëduhet kuptuar në përputhshmëri me Kushtet e Përgjithshme të kësaj faqeje. Shoqëria “Turgut Ozal”sh.a rezervon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë këto politika në çdo moment, në zbatim të çdo ndryshimi të mundshëm të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë. 

 

Si të na kontaktoni

Kërkesat për informacion në lidhje me politikën tonë të privatësisë mund të dërgohen me e-mail në adresën info@turgutozal.edu.al