Start date: Apr 10, 2016 03:54:46 pm - End date: Jun 30, 2016 03:54:47 pm

OLIMPIADA SHKENCORE EPOKA

Olimpiada Shkencore Epoka zhvillohet ndërmjet kolegjeve turke në Shqipëri. Lëndët ku nxënësit konkurrojnë janë: Matematikë, Fizikë, Kimi, Biologji, Informatikë dhe Anglisht. Në këtë Olimpiadë ka një pjesëmarrje të madhe nxënësish nga klasa 6 - 11. Në fund, fituesit e secilës kategori kurorëzohen me medalje dhe çertifikata.

Olimpiada Shkencore Epoka është një veprimtari vjetore, që do të thotë se nxënësit dhe mësuesit që i udhëheqin kanë një vit kohë për tu përgatitur. Pyetjet janë nga më të vështira ndësa nxënësit zgjedhin lëndët e tyre të preferuara. Gjatë kësaj periudhe kohe mësuesit e olimpiadave synojnë të nxisin nxënësit drejt limiteve të dijes shkencore për grupmoshën e tyre. Për më tepër nxënësit mësojnë punën në grup dhe konkurencën në dije, pasi grupi i olimpiadave nis me një numër relativisht të madh dhe përfundon me tre finalistë që konkurojnë kundër finalistëve të shkollave të tjera turke.

Me një numër më të madh pjesëmarrësish, këtë vit Olimpiada Shkencore Epoka do të mbahet më 14 maj në Universitetin Epoka.