Back

Konkursi Shkencor është një nga konkurset tradicionale që organizohet nga kolegjet “Turgut Ozal” që prej vitit 2009 ndërmjet klasave të 9-ta. Ky konkurs zhvillohet në rang kombëtar dhe kemi kontingjent të caktuar për çdo qytet sipas numrit të shkollave. Çdo vit në të marrin pjesë rreth 200 nxënës nga 30-35 qytete të ndryshme.

Konkursi përmban 50 pyetje me alternativa nga lëndët e Matematikës, Fizikës, Kimisë, Biologjisë që studiohen në shkollat shtetërore.

Konkursi zhvillohet ditën e shtunë në mëngjes dhe vlerësimi përfundon në të njëjtën ditë, pas dreke. Organizimi përfundon të dielën në mëngjes me ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Për nxënësit dhe shkollat fituese jepen dhurata dhe çmime të ndryshme. Madje për nxënësit që arrijnë rezultate të larta sipas kritereve të përcaktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Kolegjeve “Turgut Ozal” ofrojmë deri në 100 % bursa studimi.

Nxënësit që marrin pjesë në konkurs shoqërohen nga inspektorët ose persona të tjerë të caktuar nga Drejtoritë Rajonale Arsimore. Shpenzimet për rrugën dhe ushqimin përballohen nga Drejtoria e Kolegjeve “Turgut Ozal”. Nxënësve që vijnë nga larg u mundësohet akomodim pranë konvikteve të kolegjeve “Turgut Ozal”.

Për më tepër nxënësit dhe inspektorët që i shoqërojnë kanë mundësinë të shkëmbejnë eksperiencat e tyre, të njohin më nga afër qytetet Tiranë dhe Durrës si dhe të argëtohen me aktivitete të ndryshme. Pa dyshim nuk mungon edhe mikpritja e ngrohtë në institucionet tona arsimore.