Turgut Ozal Tirana
Dec 31, 2013 12:00:00 am

‘’Sjellim buzëqeshje në fytyrat ku mungon’’

‘’Sjellim buzëqeshje në fytyrat ku mungon’’

Me fillimin e vitit shkollor 2013-2014, në shkollën ‘’Turgut Ozal’’, hapën siparin e tyre dhe aktivitet shkollore e jashtëshkollore. Një nga këto veprimtari, e cila nxit ndjenjën e humanizmit, zemërgjerësisë dhe përkrahjes së njerëzve në nevojë, është dhe Panairi Ushqimor, veprimtari e zhvilluar nga Klubi ‘’Shpresa’’.

{read_more}

Nën moton ‘’Sjellim buzëqeshje, ngrohtësi e dashuri tek njerëzit në nevojë’’, aktivistët e Klubit ‘’Shpresa’’, në mbështetjen e mësuesve, prindërve dhe drejtorisë së shkollës sonë,  zhvilluan edhe për këtë vit, për të shtatin vit radhazi Panairin Ushqimor, përgjatë datave 01 deri me 14 tetor.

Në këtë panair morën pjesë të gjitha paralelet e shkollës sonë, që nga klasat e shkollës fillore deri te klasat e teta, të përfaqësuara në datat e caktuara për secilin paralel. Në datën 14 u zhvillua panairi i mësuesve.

Nxënësit me një ndjeshmëri humanizmi për t’u admiruar, u impenjuan maksimalisht, duke sjellë ushqime të përgatitura dhe të vendosura në tavolinat e caktuara për çdo klasë, realizuan shitjen e tyre. Nxënësit treguan aftësitë e tyre të veçanta, në menaxhimin, reklamimin dhe shitjen e produkteve ushqimore duke grumbulluar sasi të konsiderueshme të hollash, të cilat iu bashkangjitën ndihmave të tjera të Klubit ‘’Shpresa’’,  të vëna në dispozicion të këtij klubi, nga drejtoria e shkollës sonë.

Më pas këto ndihma u shpërndanë nga anëtarët e Klubit ‘’Shpresa’’ dhe nxënës të shkollës sonë në datën 15 tetor 2013, familjeve në nevojë.

Falenderojmë nxënësit e shkollës ‘’Turgut Ozal’’, prindërit e tyre dhe stafin organizues,  për realizimin e këtij misioni dhe qëllimi humanitar dhe vazhdimin gjithmonë e më fuqishëm të kësaj tradite.