Turgut Ozal Tirana
Feb 05, 2014 12:00:00 am

“Muzikantët e pyllit”

Si çdo vit kopshti ynë organizon aktivitete të ndryshme. Dhe një aktivitet shumë I deshirueshëm për fëmijët që I lumturon pafundësisht eshtë vizita në Tetrin e Kukullave.

Fëmijet të gëzuar shkuan në këtë teatër ku panë nga afër shfaqjen “Muzikantët e pyllit”. Një shfaqje e bukur e cila solli shumë të qeshura tek fëmijet. Fëmijëve I pelqeu shumë personazhi I Dudusë, I cili ishte arushi që sillej sikur ishte muzikanti më I mire, më I zoti, por që të bënte më shumë për të qeshur.

Personazh tjetër ishte dhe mësuesja  gjirafa e cila ishte dirigjentja, me urtësinë dhe zotësinë e saj mësonte të gjitha kafshët e pyllit në instrumentat muzikorë.

Personazhe për tu vlerësuar ishte edhe elefanti, tigri, majmuni, të cilët I dhanë gjallëri dhe shumë atmosferë kësaj shfaqje të bukur.

Nëse hidhje shikimin nga fëmijet I shihje të përqendruar në pjesën teatrale.

Shfaqja mbaroi me sukses, duartrokitjet e fëmijëve të sinqerta dhe të fuqishme bënë që personazhet të riktheheshin në skenë duke bërë foto të paharrueshme që do të mbeten në mendjen e fëmijëve.

Gëzim dhe lumturi shikoje në sytë e fëmijëve bashkë me dëshirën për tu rikthyer përsëri…