Turgut Ozal Tirana
Feb 04, 2016 12:00:00 am

DAR Shpall Renditjen e Shkollave Private

Është njoftuar renditja e shkollave të mesme private me performancën më të mirë bazuar në 7 treguesit e përzgjedhur nga Drejtoria Arsimore Rajonale Tiranë për vitin shkollor 2014-2015.

Kriteret, si rezultat i plotësimit të së cilave shkollat fituan të drejtën për t’u renditur të parat, përfshinin notat që morën nxënësit në provimet e maturës si dhe diferencën e këtyre notave me mesataren në provimet e kryera nga shkolla ku mësonin. Sa më e vogel diferenca, aq më real ka qenë vlerësimi i bërë nga ana e shkollës private. Rëndësi merrte edhe numri i nxënësve kalues në këto provime.

Kriteret përfshinin edhe numrin e nxënësve të larguar nga shkolla si dhe mungesat e tyre në orët e mësimit.

Një tjetër faktor i rëndësishëm në këtë renditje ishte edhe kualifikimi i mësuesve dhe i stafit drejtues.

Lista e shkollave të mesme të përgjithshme:

1. Kolegji Mehmet Akif Vajza
2. Kolegji Mehmet Akif Djem
3. Faik Konica
3. Kolegji Turgut Ozal
4. Medreseja e Tiranës