Turgut Ozal Tirana
Feb 01, 2014 12:00:00 am

Ekskursion në Kinema klasa 1

Të martën më 21.01.2014 shkolla 9- vjeçare “ Turgut Ozal” për klasat e para organizoi një ekskursion në kinema dhe një vizitë në Muzeun Kombëtar. Nxënësit panë filmin 3D “Frozen”.

Ata u argëtuan dhe u kënaqën me personazhet e filmit. Ata morën nga filmi mesazhin se “E mira dhe virtytet janë fitimtarë. Më pas ekskursioni vijoi me vizitën në Muzeun Kombëtar. Nxënësit u njohën me historinë e popullit që në kohët e lashta. Fëmijët u kthyen  në shkollë  të lumtur. Duke kaluar një ditë ndryshe nxënësit u kthyen në shkollë me fytyra të qeshura.