Turgut Ozal Tirana
Feb 05, 2014 12:00:00 am

Eskursion në Kinema dhe vizitë në muzeun kombëtar

Në kuadër të aktiviteteve të ndryshme që organizohen në shkollën tonë, aktivitete të cilat synojnë edukimin e gjithanshëm të fëmijëve në fusha të ndryshme të kulturës dhe historisë,  nga drejtoria e shkollës u planifikua si çdo vit aktivitet në një nga kinematë e qytetit dhe vizitë në “Muzeun Historik Kombëtar.”

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte që fëmijët të argëtohen dhe edukohen, me dashurinë për artin dhe njohjen e  historisë së vendit tonë.

Për klasat e dyta ky aktivitet u zhvillua më datën 22. 01. 2014.

Megjithëse ishte një ditë me shi, entuziazmi i fëmijëve për këtë aktivitet ishte shumë i madh, dhe shiu nuk mund ta pengonte zhvillimin e tij.

Nisja për në një nga kinematë  3D të qytetit tonë u bë rreth orës 9:30 me servisin e furgonave të shkollës. Fëmijët mezi prisnin të uleshin dhe të shihnin një nga filmat më të fundit për fëmijë në formatin 3D i cili titullohej “Frozen”.                      

Që nga momenti i shfaqjes së filmit deri në fund të tij fëmijët e ndoqën me vëmendje, dhe mbetën të impresionuar duke folur dhe ditë më pas për të.

Pas përfundimit të filmit vzita e rradhë ishte drejt” Muzeut Historik Kombëtar”. Aty fëmijët u njohën me historinë e Shqipërisë që nga lashtësia deri në periudhën e shpalljes së Pavarësisë.                                                                                                         

Kureshtja dhe pyetjet nga ana e fëmijëve nuk munguan për çdo gjë që shihnin, për të cilat mësueset kujdestare shuan kereshtjen dhe pasuruan njohuritë e tyre.

Përshtypjet e fëmijëve për këtë aktivitet ishin shumë të mira, aq sa presin me padurim veprimtaritë e rradhës të cilat nuk do të mungojnë.