Turgut Ozal Tirana
Dec 31, 2013 12:00:00 am

FESTA E 28-29 NENTORIT

Gëzim dhe krenari kombëtare.

Dita e pavarësisë është dita e përjetsisë së një kombi. Të gjithë Shqiptarët festojnë në këto dy data të shënuara. Atmosferë festive ndjehet vrullshëm në kopshtin “Zubyde Hanim”.

{read_more}

Me femijët para-shkollorë 5-6 vjeçar mësueset organizuan një program festiv. Aty spikatnin vjershat e shkrimtarëvë të mëdhenj. Vlen për tu theksuar, përgatitja e këtyre 5-6 vjeçarëve emocionet që ata dhuruan me recitime, dramatizime, këngë dhe valle patriotike, duke ditur që krijimtaria për këtë moshë është e pakët.

Veshja me kostume kombëtare I dha një tjetër bukuri kësaj feste.

FANTASTIKE! Skena ishte një surprizë për të gjithë. Tullumbace të shumta kuq e zi dhe me shqiponjë mbuluan skenën.

Kjo veprimtari u vlerësua nga Drejtori I kopshtit Ramazan Yalcin për atmosferën që përcolli ky  koncert festiv në këto ditë të shënuara.

GEZUAR 28 -29 NENTORIN!