Memorial International School Of Tirana
May 13, 2014 12:00:00 am

Infomatix 2014

Nxënësit e Kolegjit “Turgut  Özal” Tiranë dhe Memorial International School of Tirana (MIST) kthehen me medalje ari dhe bronzi nga Infomatix 2014, Rumani.

Kolegji “Turgut  Özal” dhe MIST morë pjesë në këtë konkurs duke u perfaqesuar nga 8 nxënës në kategorinë e filmit me metrazh të shkurtër dhe Robotic Line Follower. Fiona Nishani dhe Sueda Akaybicen, nxënese në klasën e 9, arritën të sjellin medaljen e arit në Shqipëri. Ndërsa Sonja Peshtani dhe Dea Sahiti, Mikaela Natsi, Elli Natsi dhe Nikoleta Natsi fituan medalje bronzi në të njëjtën kategori.

Një tjetër medalje bronzi u fitua nga nxënësi Rikardo Sali i cili konkuroi në kategorinë Robotic Line Follower.

Infomatrix organizohet nga Lumina Educational Institution dhe mbështetet nga Ministria e Kërkimit Edukativ, Rinisë dhe Sporteve të Rumanisë. Ai është një konkurs projektesh në teknologjinë e informacionit, i krijuar nga dëshira për të sjellë së bashku nxënësit më të dalluar në këtë degë dhe për të promovuar dialogun ndërkulturor dhe bashkëpunimin. Në të përfshihen nxënës dhe mësues nga 43 vende të ndryshme të botës.