Turgut Ozal Tirana
Dec 08, 2014 12:00:00 am

Java e bujqësisë

Prodho shqip, tregto shqip, konsumo shqip- ishte motoja e projektit që u zhvillua me klasat e treta në kolegjin tonë gjatë Javës së Bujqësisë.

Njohja me shkencën e bujqësisë si art dhe profesion i kultivimit të tokës, prodhimi i kulturave të ndryshme bujqësore dhe rritja e bagëtive ishin temat e diskutimit në këtë javë.

Me anë të vizatimit plot ngjyra ata pasqyruan tema nga java e bujqësisë, si: natyra e bukur e Shqipërisë, shporta me fruta e perime të freskëta, ferma me kafshë, kodrina të mbjella me fidanë të rinj dhe parcela të mbjella me drithëra.

Të emocionuar, me punimet në duar nxënësit pritën Ministrin e Bujqësisë, zotin Edmond Panariti në ambientet e kolegjit “Turgut Özal”, ku ata treguan dhe komentuan e vizatimet e tyre.

Aktiviteti vazhdoi me bisedën e nxënësve me Mastershefin shqiptar Sokol Prenga, i cili foli mbi rëndësinë e të ushqyerit shëndetshëm, konsumimin e frutave , perimeve si dhe konsumin e produkteve të qumshtit e dhrithërave.

Në përfundim të aktivitetit u theksua mesazhi se fëmijët janë ata që duhet të  ndërgjegjësohen se kujdesi për shëndetin,fillon me njohjen e procesit të rritjes e kujdesit ndaj bimëve prodhimeve që na fal natyra.