Turgut Ozal Tirana
Dec 29, 2015 12:00:00 am

Jo Alkoolit!

Seminar Me Policinë E Shtetit
Policia e shtetit zhvilloi një seminar mbi konsumimin e pijeve të dëmshme në kolegjin “Turgut Özal”. Ky seminar u zhvillua me klasat e gjashta. Qëllimii tij ishte që nxënësit të informohen në mënyrë të detajuar mbi pasojat që sjell përdorimi i këtyre pijeve, sidomos alkoolit.
Më tej, ata u njohën gjerësisht me dëmet që shkakton konsumimi i pijeve alkoolike dhe pamundësia për t’i shmangur ato, nëse tek përdoruesit krijohet vartësi.
Theksi u vu edhe tek domosdoshmëria e informimit sa më herët për adoleshentët në mënyrë që të mos bien pre e tij dhe të sensibilizohen për të ndërmarrë fushata ndërgjegjësimi, jo vetëm për bashkëmoshatarët e tyre, por edhe për të rriturit, në mënyrë që të qëndrohet sa më larg fenomenit degradues “alkool”.