Turgut Ozal Tirana
May 20, 2016 12:00:00 am

Klasa 3G në Vlorë

Vlora, qyteti ynë i bukur i bregdetit të Jonit, pas nxënësve të klasave të shtata, priti edhe vogëlushët e klasës 3G. Të ftuar nga një prind i klasës, nxënësit u nisën me autobus të shoqëruar nga mësueset Eva dhe Jolanda, si dhe nga nëndrejtori i paralelit Ilhan Sarikaya.

Ndalesa e parë ishte në Kopshtin Zoologjik Safari, në Fier. Aty fëmijët panë kafshë të llojeve të ndryshme dhe bënë foto për t’ua treguar prindërve në kthim. Më pas, udhëtimi vazhdoi drejt qytetit të Vlorës dhe ndalesa e dytë ishte në hotel “Regina”, ku nxënësit hëngrën drekën. Të nxitur nga koha e mirë dhe era e ngrohtë e detit, fëmijët shëtitën përgjatë bregut dhe më pas vizituan një rezervat peshku, në të cilin panë lloje të ndryshme peshqish. Ndalesa e fundit, para kthimit në Tiranë, ishte qendra e Vlorës historike. Aty nxënësit ecën te Sheshi i Flamurit dhe panë disa vepra si: “Monumeti i Pavarësisë”, “Shtiza e Flamurit”, “Isa Boletini” dhe “Flamurtari”, si dhe bënë shumë foto për t’i patur kujtim nga ky udhëtim me klasën.