Turgut Ozal Tirana
Dec 31, 2013 12:00:00 am

Klubi “Shpresa”

Klubi “Shpresa”, ashtu sikurse vitin e kaluar, hapi aktivitetin e tij edhe këtë vit gjatë javëve të para të muajit tetor. Nën kujdesin e drejtuesëve të këtij klubi, i gjithë kolegji “Turgut Ozal” organizoi një sërë aktivitetesh të përditshme, panaire me ushqime të sjella nga nxënës të çdo klase, me qëllim sigurimin e disa të ardhurave për t’u ardhur në ndihmë familjeve në  nevojë.

{read_more}

Të ardhurat që u mblodhën nga këto panaire u përdorën për të blerë pako mishi dhe veshje, ku anëtarët e klubit “Shpresa” përbërë nga mësues dhe nxënës, ua shpërndanë ndihmat familjeve në nevojë dhe Shoqatës së Martirëve të Policisë, duke marrë prejt tyre falenderime dhe urime të përzemërta.

Janë për t’u vlerësuar ndjenjat humane të këtyre mbështetësve të vegjël (sigurisht dhe prindërve të tyre), të cilët me shumë përkushtim e seriozitet, treguan gadishmëri për pjesëmarrjen në këtë aktivitet human dhe shpërndarjen e ndihmave për familjet e rëna ekonomikisht.

Të motivuar dhe me dëshirë në ndjenjat humane që e karakterizojnë, klubi “Shpresa” është i vendosur ta vazhdojë këtë mision fisnik për mbledhjen e të ardhurave në përpjekje për hedhur sadopak dritë mbi udhën e errët të njerëzve në nevojë.