Turgut Ozal Tirana
May 20, 2016 12:00:00 am

Klubi i Robotikës

Klubi i Robotikës, i themeluar rishtas, ka zhvilluar një program tre ditor me 18 nxënës nga klasa 6-10.

Programi u zhvillua në 6 seanca nga 90 minuta secila në ambientet e gjimnazit “Turgut Özal ” në Tiranë, nga 4 nxënës të ardhur nga Amerika.

Ditën e parë nxënësit u njohën me përbërjen e kursit dhe metodat e programimit të robotikës si dhe me konkurset  që mund të marrin  pjesë, të cilat janë:

– FLL: First Lego League (klasat 3-8)

– FTC: FIRST Tech Challenge (klasat  7 – 12)

– FRC: First Robotics Competition (klasat  9 – 12)

Grupet përbëhen nga 10 nxënës. Ҫdo grup ndahet në 4 nëngrupe dhe secili nga këto grupe ka dizenjim, montazh, programim dhe kontroll.

Ditën e dytë u zhvillua tema e dizenjimit të robotikës dhe teknikat e montazhit. Gjithashtu për kontrollimin e robotëve u prezantua te nxënësit “Studio Android”, e cila kodohet me gjuhën e programit  Java.

Ditën e tretë nxënësit u prezantuan me programim Java dhe metoda të ndryshme dizajni. Nxënësit, të  ndarë në grupe sipas preferencave, morën informacion më të detajuar në lidhje me programimin.

Një aktivitet shumë i rëndësishëm që i pret këta nxënës do të jetë pjesëmarrja e tyre në një Konkurs Ndërkombëtar, regjistrimet e të cilit fillojnë në muajin maj 2016.

Në muajin shtator 2016, janë kualifikimet e para sipas shteteve dhe zonave dhe kjo fazë quhet Kampionati i Zonës.

Në muajt shkurt–prill, 2017, zhvillohet Kampionati i Kontinenteve dhe po atë vit në prill, Faza Finale e Kampionatit.