Turgut Ozal Durres
Mar 19, 2015 12:00:00 am

Konkursi Shkencor

Konkursi Shkencor është një nga konkurset tradicionale që organizohet nga kolegjet turke që prej vitit 2001 ndërmjet klasave të 9-ta. Konkursi përmban 50 pyetje me alternativa nga lëndët e  Matematikës, Fizikës, Kimisë, Biologjisë që studiohen në shkollat shtetërore. Për nxënësit dhe shkollat fituese jepen dhurata dhe çmime të ndryshme. Madje për nxënësit që arrijnë rezultate të larta sipas kritereve të përcaktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Kolegjeve Turke ofrojmë deri në 100 % bursa studimi.

Ky konkurs zhvillohet në rang kombëtar dhe kemi kontingjent të caktuar për çdo qytet sipas numrit të shkollave. Çdo vit marrin pjesë rreth 200 nxënës nga 35 qytete të ndryshme. Shpenzimet për rrugën dhe ushqimin përballohen nga Drejtoria e Kolegjeve Turke. Nxënësve që vijnë nga larg u mundësohet akomodim pranë konvikteve të kolegjeve turke.

Nxënësit që marrin pjesë në konkurs shoqërohen nga inspektorët ose persona të tjerë të caktuar nga Drejtoritë Rajonale Arsimore. Për më tepër nxënësit dhe inspektoret që i shoqërojnë kanë mundësinë të shkëmbejnë eksperiencat e tyre, të njohin më nga afër qytetet Tiranë dhe Durrës si dhe të argëtohen me aktivitete të ndryshme. Pa dyshim nuk mungon edhe mikpritja e ngrohtë në institucionet tona arsimore.

Konkursi zhvillohet ditën e shtunë në mëngjes dhe vlerësimi përfundon në të njëjtën ditë, pas dreke. Organizimi përfundon të dielën në mëngjes me ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

 

A.   Parimet Kryesore:

 

1.            Ky konkurs realizohet vetëm me një fazë eliminatore.

2.            Provimi është i hartuar në formën e një testi i përbëre nga 50 pyetje të cilat janë pasqyruar sipas lëndëve ne grafikun e mëposhtëm.

 

Lëndët

Algjebër

Gjeometri

Fizikë

Kimi

Biologji

Gjithsej

Numri i pyetjeve

10

10

10

10

10

50

 

 

B.    Çmimet për fituesit do të jenë si më poshtë.

 

VENDI

FITUESIT

SHKOLLA FITUESE

I parë

Laptop + Certifikatë

Printer +  Certifikatë

I dytë

Aparat fotografik +   Certifikatë

Printer +  Certifikatë

I tretë

Celular +  Certifikatë

CD player +  Certifikatë

I katërt

MP 4 +  Certifikatë

 

I pestë

MP 3 +  Certifikatë

 

I gjashtë

Flash Disk +  Certifikatë

 

I shtatë

Flash Disk +  Certifikatë

 

I tetë

Flash Disk +  Certifikatë

 

I nëntë

Flash Disk +  Certifikatë

 

I dhjetë

Flash Disk +  Certifikatë

 

 

C.      Programi:

 

11 PRILL 2015

 

12 PRILL 2015

09:00-12:00

Pritja & sistemimi në konvikt/ Hotel

 

08:00-09:00

Mëngjesi në konvikt/hotel

12:00-13:00

Dreka dhe Programi

 

09:30-11:00

Ceremonia e çmimeve në kolegjin “Turgut Özal”

13:00-15:00

Provimi  + Program me Inspektorët

 

11:00

Përfundimi i programit

15:00-19:00

Shëtitje në City Park (Tiranë)

 

 

 

19:30-22:30

Darka (Kolegji “Turgut Özal” / Tiranë)

 

 

 

22:30

Fjetja në konvikt/hotel