Turgut Ozal Tirana
Mar 25, 2015 12:00:00 am

Konkursi i Artit Skenik

Institucionet arsimore turke në Shqipëri organizuan Konkursin e Artit Skenik 2015. Finalistët garuan me njëri-tjetrin në eventin e organizur në sallën e koncerteve të shkollës 9-vjeçare “Turgut Özal” Tiranë.

Qëllimi i këtij konkursi të përvitshëm, përveç zbulimit të talenteve të reja,  është zhvillimi i mendimit estetik si dhe aftësimi i nxënësve në shprehjen e vlerave humane dhe mesazheve nëpërmjet artit të skenës, si dramë, teatër, muzikal, komedi, skeç, etj.

Fitues ndër 24 grupe, për kategorinë e shkollave të mesme, ishte shkolla “Mehmet Akif” për vajza, ndërsa në kategorinë e shkollave 9-vjeçareve fitues u shpallën nxënës nga shkolla “Turgut Özal” Tiranë.