Turgut Ozal Tirana
Dec 29, 2015 12:00:00 am

Konkursi i Pikturës

Ndërsa e gjithë shkolla gumëzhinte nga këngët, zërat e vizitorëve, nxënësve, prindërve dhe të ftuarve të tjerë, në sallën ku zhvillohej Konkursi i Pikturës mbizotëronte heshtja që thyhej lehtas nga cekja e lapsave mbi fletët e vizatimit. Nxënësit, të zhytur në botën e pafund të imagjinatës, i kishin dhënë krahë fantazisë së tyre dhe me sytë e mendjes shikonin atë që me penelat, ngjyrat, lapsat dhe fletët e bënë të dukshme për ne të tjerët.  Brenda tre orëve ata konkretizuan në fletë imazhet e imagjinuara duke na mahnitur me aftësitë e tyre në kombinimin e ngjyrave, shkrirjen e tyre apo në përdorimin e dritë-hijes.
Jemi në pritje të fituesve