Turgut Ozal Tirana
May 12, 2015 12:00:00 am

Në Olimpiadën e 32-të Ballkanike

Në Olimpiadën e 32-të Ballkanike për kategorinë e gjimnazistëve që u zhvillua në Athinë mes datave 3 - 8 Maj 2015,  21 shtete u përfaqësuan me 118 nxënës. 

Përveç shteteve të Ballkanit ishin të ftuar edhe shtete si: Anglia, Irlanda, Italia, Azerbajxhani dhe Taxhikistani.

Skuadra nga Shqipëria, e përbërë nga 6 nxënës, fitoi dy Medalje Bronzi nëpërmjet nxënësve Gledis Kallço nga Kolegji ‘’Turgut Özal’’  dhe  Alboreno Voci nga Kolegji ‘’Mehmet Akif’’.

Nën udhëheqjen akademike të dy profesorëve të mirënjohur të matematikës, Adrian Naço dhe Fatos Kopliku, ekipi kombëtar i matematikës vazhdon përgatitjet për pjesëmarrjen në Olimpiadën Botërore të Matematikës, që do të zhvillohet në Tailandë në datat 4-16 Korrik 2015.

Me shpresën që përsëri do të na bëjnë të ndihemi krenarë, iu urojmë suksese të mëtejshme ekipit tonë.