Turgut Ozal Tirana
Dec 10, 2014 12:00:00 am

NJË FILLIM I MBARË PËR NJË TË ARDHME TË SIGURTË

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sporti, Lindita Nikolla me datë 27.11.2014 dhanë certifikata vleresimi për 10 shkollat më të mira private në rënditjen kombëtare, sipas Raportit të Maturës Shtetërore 2013-2014.

Vendi që zunë shkollat tona në këtë rënditje;

Shkolla e mesme “Mehmet Akif” Vajza, Tiranë zuri vendin e dytë

Shkolla e mesme “Mehmet Akif” Djem, Tiranë zuri vendin e pestë

Shkolla e mesme “Turgut Özal”,Tiranë zuri vendin e gjashtë

Ne ndihemi krenarë me rezultatet e arritura nga nxënësit e shkollave tona, pasi ato janë e ardhmja e vendit , zhvillimi dhe perparimi i kombit tonë varet nga edukimi ideor dhe ndjesor i këtyre individëve.

Falenderojmë gjithë stafin pedagogjik dhe nxënësit e ketyre shkollave që me përkushtimin e tyre të pa lodhur arritën rezultate të tilla.