Turgut Ozal Tirana
Jan 14, 2017 12:00:00 am

Ndihmojmë një familje në nevojë

Nismës së fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, për të ndihmuar dhe promovuar vlerat humane dhe për të qenë pranë familjeve në nevojë, iu bashkuan nxënësit e klasave të 8-ta.

Për realizimin e kësaj iniciative nxënësit kontribuojnë me ushqime dhe veshmbathje, të cilat ata i çojnë vetë pranë këtyre familjeve, duke sjellë në këtë mënyrë një buzëqeshje në fytyrat tyre. Kjo nismë ka zgjuar edhe njëherë tek nxënësit, ndjenjën e përgjegjësisë qytetare.