Turgut Ozal Durres
Jan 15, 2017 12:00:00 am

Nje nisme qe duhet ndjekur nga te tjeret

Sot nxenesit e Shkolles “Turgut Ozal” nen shoqerine e mesueses Amarilda Megjidi, dhe te N/Drejtorit te shkolles Mehmet Aslantas, shkuan ne shtepi te ndryshme per te dhuruar ndihma te cilat i shperndane vete nxenesit. Familjet, te cilat nxenesit i vizituan kishin probleme te mprehta ekonomike dhe sociale. Gjendja ekonomike ku ato jetonin ishte teper e veshtire dhe aspak e pershtatshme per te jetuar. 
Ndihmat e ofruara dhe te pergatitura nga vete nxenesit konsistonin ne paketa te ndryshme ushqimore dhe veshje. Familjeve te cilave iu ofruan keto ndihma u ndjene teper te lumtura dhe i falenderuan nxenesit per kete nisme qe ata kishin marre.
Pervec shpernadrjes se ndihmave tek familjet ne nevoje, nxenesit e Kolegjit “Turgut Ozal” Durres, ne te njejten dite vizituan dhe Shtepine e Femijes ne Shkozet, ku shperndane dhurata per femijet qe u perkisnin grupmoshave te ndryshme. Pjese e dhuatave ishin veshje, ushqime dhe mjete te ndryshme shkollore. 
Drejtoresha dhe punonjesit e ketij Institucioni i falenderuan nxenesit per kete mbeshtetje qe iu dhane femijeve me rastin e festave te fundvitit.