Turgut Ozal Tirana
Mar 28, 2018 12:00:00 am

Nxënësit e klasave të 9-ta mbjellin pemë në Parkun e Madh të Liqenit Artificial

Kush mbjell një pemë, mbjell shpresë, mbjell një jetë të re.”
Kjo ishte motoja e nxënësve të klasave të nënta, të cilët u solidarizuan me nismën “Dhuro pemë për Tiranën”. Ishte Parku i Madh i Liqenit, vendi ku nxënësit lanë një gjurmë jetëgjatë, për një jetë të gjelbër për qytetarët e Tiranës. Nxënësit e klasave 9C, 9D dhe 9F mbollën me duart e tyre për herë të parë tre fidanë, tre jetë të reja gështenjash.
Po kësaj nisme iu bashkuan në datën 21 mars, pikërisht në Ditën Botërore të Pyjeve, dhe nxënësit e klasës së 9A, të cilët mbollën një pemë ahu. Këto pemë do të jenë mbi të gjitha një kujtim i bukur i fëmijërisë dhe i shoqërisë së kësaj kohe.
Punoi: Rebeka Sharko 
Udhëhoqi: Imelda Prençe