Turgut Ozal Tirana
Apr 02, 2018 12:00:00 am

Përfundon Kampionati i Futbollit për klasat e pesta

Ka përfunduar edhe për këtë vit shkollor Kampionati i Futbollit për klasat e pesta. Ndeshja finale e zhvilluar para disa ditësh vuri përballë njëra  – tjetrës dy skuadra të suksesshme si e 5C dhe e 5E. Loja ishte e vrullshme dhe me emocione, sepse djemtë kishin disa javë që po prisnin përballjen mes tyre. Fusha e futbollit ishte rrethuar nga nxënës të klasave të pesta dhe secili mbështeste skuadrën e preferuar me brohoritje e pasthirrma nxitëse. Pas një ndeshjeje të bukur e të lodhshme, që i la të gjithë në pritje deri në momentet e fundit, kupa u fitua nga djemtë e klasës së 5C, me rezultatin 4 – 3 në penalltitë e gjuajtura pas barazimit 4 – 4 në fund të pjesës së dytë.

Përgatiti: Elda Rrustemi