Turgut Ozal Tirana
Apr 25, 2014 12:00:00 am

PANAIRI SHKENCOR

Në javën e fundit të muajit prill, nxënësit e shkollës së mesme të Kolegjit “Turgut Ozal” organizuan veprimtarinë “Panairi i Përgjithshëm Shkencor”. Ky panair u zhvillua në ambientet e shkollës dhe përfshiu lëndët: matematikë, fizikë, kimi, biologji, gjuhë-letërsi, anglisht, gjermanisht, histori, gjeografi, sociologji, qytetari etj. Nxënësit, në grup ose individualisht, sipas preferencave të tyre, zgjodhën lëndën dhe temën ku do mbështeteshin për të realizuar projektin me të cilin do të përfaqësoheshin në panair. Ata ishin iniciatorët, ideatorët, zbatuesit dhe prezantuesit e secilit projekt duke u dhënë mundësinë mësuesve të ishin udhëheqës ose mbikqyrës së punës së tyre. Për të realizuar projektet nxënësit ishin përqëndruar kryesisht në temat më veçanta ose në ato njohuri që u kishin lënë më tepër mbresa gjatë programit mësimor që është realizuar këtë vit. Projektet ishin nga më të veçantat, të shumëllojshmet dhe të arrirat.  Në grupin e lëndëve shkencore (matematikë, fizikë, kimi, biologji), nxënësit kishin realizuar eksperimente të ndryshme në lidhje me elektricitetin, reaksionet kimike, apo me ndërtime komplekse piramidash, robotësh etj. Përsa u përket lëndëve shoqërore, i gjithë ambienti ishte mbushur me stenda ku paraqiteshin të dhëna bazë që hasim në lëndë të caktuara duke përçuar me anë të këtyre projekteve, në formën më të lehtë dhe më të mirë të mundshme, një mesazh tek të gjithë.

Duhen përgëzuar mësuesit për gatishmërinë e treguar në organizimin dhe udhëheqjen e punës së nxënësve, por sigurisht që falenderimi më i madh shkon për të gjithë nxënësit pjesëmarrës, të cilët me idetë e tyre dhe punën e palodhur i dhanë jetë këtij panairi kaq të veçantë