Turgut Ozal Tirana
Dec 06, 2014 12:00:00 am

Panairi i 17 i Librit "Tirana 2014"

 

Më datë 12-16 nëntor 2014 hapi siparin Panairi i Librit “Tirana 2014”. Nxënësit e shkollës sonë”Turgut Ozal” vizituan këtë Panair.Duke u njohur gjerësisht me botues të rinj për fëmijë,u njohën me tituj të mdryshëm librash për fëmijë.Shtëpitë e botimit këtë vit paten një larmi botimesh.
 
 
 
Botimet ishin të shkrimtarëve shqiptar e të huaj.Shtëpitë botuese ishin shumë,nxënësit u ndalën në disa prej tyre në të cilat pyesnin here pas here për cka ishin kurioz.Ky është Panairi i 17 që zhvillohet radhazi në qytetin e Tiranës nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, e cila organizon Panairin e Librit të Tiranës qysh prej vitit 1998 dhe ka treguar tashmë se është një organizatore efikase e aktivitetit më të madh vjetor për librin, duke shënuar rezultate në rritje nga viti në vit, dhe duke siguruar kështu vijimësinë e Panairit të Librit të Tiranës .
Organizimi i tij është ngjarja më e madhe kulturore në pasqyrimin e veprimtarisë librore që zhvillohet jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por në gjithë hapësirën shqiptare: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe diasporë. Panairi i Librit është  shndërruar në një ngjarje të rëndësishme kulturore, që ka si objekt paraqitjen e botimeve më të mira të hedhura në qarkullim në harkun kohor të një viti nëntor 2013-nëntor 2014.
Ky panair bashkon të gjithë njerëzit që merren me letrat shqipe: autorët, botuesit, lexuesit, përkthyesit, përfaqësuesit e shtypit dhe të medias etj, me synimin për të krijuar e zhvilluar kontakte tradicionale midis tyre, duke synuar promovimin dhe nxitjen e leximit në masat e gjera, veçanërisht te të rinjtë, në kushtet e mungesës së sistemit të shpërndarjes së librit në vendin tonë.
Panairi i 17 i Librit iu dedikua 200-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të shquar Jeronim de Rada, duke filluar që nga hyrja e Pallatit të Kongreseve, ishte I vendosur  një portret i De Radës, dhe deri te aktivitetet e shumta që u zhvilluan gjatë 5 ditëve të Panairit.
 
 “Organizimi i tij është ngjarja më e madhe kulturore në pasqyrimin e veprimtarisë librore, që zhvillohet jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por në gjithë hapësirën shqiptare si në: Kosovë, Maqedoni, Mali të Zi dhe diasporë. Panairi i Librit do të shndërrohet në një ngjarje të rëndësishme kulturore për botën shqiptare, që do të ketë si objekt paraqitjen e botimeve më të mira të hedhura në qarkullim në harkun kohor të një viti nëntor 2013, nëntor 2014”. 
Qëllimi është që ky Panairi të bashkojë të gjithë njerëzit që merren me letrat shqipe: autorët, botuesit, lexuesit, përkthyesit, përfaqësuesit e medias etj., duke synuar promovimin dhe nxitjen e leximit nga masat e gjera, veçanërisht nga të rinjtë, në kushtet e mungesës së sistemit të shpërndarjes së librit në vendin tonë. 
Në Panairin e 17-të Librit morën pjesë rreth 100 shtëpi botuese vendase dhe të huaja, institucione të arsimit të lartë, dhe organizata të tjera kulturore që punojnë me librin. “Në këtë Panair pati një pjesëmarrje të gjerë të ambasadave dhe institucioneve të huaja në vendin tonë, duke i dhënë kësaj ngjarjeje, kaq të rëndësishme për vendin tonë, një karakter ndërkombëtar. Ky Panair është shndërruar në një panel të rëndësishëm diskutimi për artin dhe kulturën”