Turgut Ozal Tirana
Dec 31, 2013 12:00:00 am

Pikniku në Pezë

Në kuadrin e zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme në shkollën tonë, aktivitete që synojnë zhvillimin e gjithanshëm të fëmijëve dhe integrimin e tyre në fusha të ndryshme është bërë traditë disa vjeçare  që të organizohen piknike në fshatin Pezë.

 

Si gjithmonë, synimi ynë është që me anë të këtyre aktiviteteve, fëmijët të argëtohen dhe e dukohen me frymën e shoqërimit dhe bashkëpunimit me njëri-tjetrin.

Për klasat e katërta, udhëtimi drejt këtij fshati turistik u zhvillua në dt.31.10.3013.

Nisja u bë në ambjentet e shkollës rreth orës 09:00. Dita e ngrohtë dhe me diell, nxiste akoma më shumë dëshirën tek nxënësit për të ngritur balonat e përgatitura nga vetë ata.

{read_more}

Nën drejtimin e mësuesit të edukimit fizik prof.Telman Perleka, u zhvilluan mjaft lojëra argëtuese si p.sh lojëra me litar, ndeshje futbolli etj.

Ajo ç’ka e bënte më të veçantë shëtitjen,  ishte përgatitja e ushqimit në piknik. Megjithëse ushqimi vinte gjysëm i përgatitur nga shkolla, dorën e fundit të rregullimit ia dhanë mësuesit dhe disa nxënës.      

Përveç nxënësve, pjesëmarrës në piknik ishin mësuesët kujdestarë të çdo klase dhe nëndrejtori përkatës.