Turgut Ozal Durres
Apr 17, 2017 12:00:00 am

SOLIDARITETI

Në shkollën tonë krahas aktiviteteve të ndryshme shkencore, kulturore dhe sportive,organizohen edhe konkurse me tematikë sociale-shoqërore.I tillë ishte dhe konkursi me temë “Solidariteti”. Konkursi u realizua me prezantime të nxënësve, të cilët nëpërmjet fakteve, argumenteve, përvojave e shembujve konkretë mbronin qëndrimet e tyre të veçanta në lidhje me temën.Nxënësit pjesëmarrës ishin:
1.Adela Maho
2. Xhulia Quku
3. Pegi Koçi
4. Genc Isaku
5. Blerina Abdiaj
6. Ejona Roshi
7 Aurora Kapo
8. Briana Bërdufi
Në prezantimet e tyre ata theksonin se njerëzit në një mënyrë a në një tjetër përfshihen në forma apo kauza të caktuara të ndërveprimit, bashkëpunimit e bashkërendimit të veprimtararive të tyre për arritjen e një qëllimi të përbashkët.Gjithkush ka diçka për të dhënë nga vetja, pavarësisht masës së saj.
Në fund të konkursit, siç ndodh gjithmonë u shpallën dhe fituesit:
Vendi i parë: Pegi Koçi
Vendi i dytë: Adela Maho
Vendi i tretë: Genc Isaku