Turgut Ozal Durres
Apr 22, 2015 12:00:00 am

Shembull për t’u ndjekur

Shembull për t’u ndjekur

      Në vigjilje të Olimpiadës Ballkanike të Matematikës,që do të zhvillohet nga data 3-8 maj 2015 në Athinë , kolegji “Turgut Ozal”ndërmori organizimin e” Kampit të matematikës”në ambientet e tij nga data 18-29 prill 2015.  Ky kamp do të thotë mësim intensiv i avancuar në lëndën e matematikës për grupin përfaqësues të Shqipërisë dhe për grupin rezervë. Nxënësit pjesëmarrës janë:

Grupi përfaqësues

1.Gledis                                  Kallco    “Turgut Ozal” Durrës

2.Ana                       Pecini    “Turgut Ozal” Durrës

3.Alboreno          Voci        “Mehmet Akif” Tiranë

4.Naisila               Puka       “Hasan Piza Pasha” Shkodër

5.Enes                     Kristo    “Turgut Ozal” Tiranë

Grupi rezervë

1.Kevin                                     Isufi        “Hasan Riza Pasha” Shkodër

2.Orges                  Skura     “Mehmet Akif” Tiranë

3.Barjol                                    Lami       “Turgut Ozal” Durrës

4.Joana                                    Lame     “Turgut Ozal” Tiranë

5.Fjona                                    Parllaku  “Turgut Ozal” Tiranë

6.Rei                        Myderizi   “Turgut Ozal” Durrës

7.Endi                      Reka          “Turgut Ozal” Durrës

Këta nxënës trajnohen nga studentë  të shkëlqyer që vazhdojnë studimet  për matematikë (një pjesë e mirë e tyre kanë fituar medalje ari dhe argjendi në BMO), si dhe nga profesorë të nderuar. Ndër to vecojmë:

Mehmet Sonmez, Enes Kocabey nga Turqia,Valmir Krasniqi nga Kosova, si dhe nga profesor Adrian Naco, që është njëherazi dhe kryetar i Shoqatës së Matematikanëve  në vendin tonë.

    Kolegji “Turgut Ozal”Durrës,përvec njohurive matematikore që janë të domosdoshme për t’u përfaqësuar denjësisht në Olimpiadën Ballkanike,u ofroi dhe mikpritjen e duhur këtyre nxënësve të mrekullueshëm.Rrugëtimi i tyre për të arritur deri këtu s’ka qenë i lehtë.Këta nxënës kanë kaluar fazat e konkurrimit në shkolla,në rrethe,në rang kombëtar si dhe në fazën përzgjedhëse.Pra janë më TË PËRZGJEDHURIT.Dhe janë nxënës të kolegjeve turke.Ata janë nxënës të talentuar,kanë në maksimum përkujdesjen dhe mbështetjen e kolegjit, ndaj u urojmë suksese gjatë këtyre ditëve,dalshin faqebardhë dhe me medalje në BMO.