Turgut Ozal Durres
Nov 03, 2015 12:00:00 am

Sot një ditë e zakonshme, por e veçantë për disa fëmijë.

Në këtë fund muaji fëmijët e kopshtit tonë të shoqëruar nga mësuesit e tyre bënë një vizitë në ambientet e një prej shtëpive të fëmijëve të braktisur e cila ndodhet në rrethin e qytetit të Durrësit. Me ndihmën e prindërve të fëmijëvë tanë iu kërkua të ofrojnë për këta fëmijë ndihma të ndryshme dhe sigurisht kjo sipas dëshirës së çdo familje. Sapo i sheh në sy këta fëmijë nuk mund të mos ndiesh keqardhje dhe aq më tepër të qëndrosh indiferentë. Ata fëmijë janë përfshirë në vorbullen e fatit të tyre dhe jetojnë ditet në rutinën e zakonshme dhe pikërisht dëshira jonë e mirë për ti dhuruar grimca gëzimi ishte ajo që na shtyu për ti parë këta fëmijë nga afër.Të mendosh se ata janë të privuar nga mundësia për të belbëzuar me buzet e tyre të njoma fjalën nënë dhe baba. Jeta e tyre ka qënë e shkruar në këtë mënyrë dhe fati i ka mbledhur të gjithë bashkë dhe të gjithë ngjajnë si një familje e madhe ku ndajnë me njeri-tjetrin të qeshurat dhe te qarat.

Tek sheh duart e tyre tek zgjaten për te marrë embelsirën që mezi presin ta shijojnë, mendon me vete; njëra dorë ndihmon tjetrën dhe mbarë njerëzimi duhët të jetë i tillë, ku i pasuri t’i ofrojë një dorë jetimit. Keto momente gëzimi që ndamë me keta fëmijë ia dedikojmë prindërvë të cilet u

treguan shumë të gatshëm dhe bujarë.

Faleminderit!