Turgut Ozal Tirana
Nov 24, 2015 12:00:00 am

TAKIMI ME PRINDËR

Gjatë javës që sapo lamë pas, në shkollën tonë, u zhvilluan takimet me prindër për të gjitha klasat. Këto takime kanë një rëndësi të madhe për një bashkëpunim sa më të mirë prind-mësues, me synimin e përbashkët, rritjen e mësimnxënies te fëmijët. Ky ishte takimi i parë për këtë vit shkollor dhe konsistoi në njohjen e prindërve me rezultatet e deritanishme të fëmijëve. Duke njohur prindërit me vijueshmërinë e fëmijës bëhet i mundur evidentimi i problemeve dhe ndalimi i tyre që në hapat e para. Për nxënësit, të cilët shfaqin interes dhe janë të suksesshëm në lëndë të ndryshme, këto takime shërbejnë si një shtysë dhe mbështetje e madhe që kjo performancë e lartë të vazhdojë edhe më tej. Është e nevojshme që takimet me prindër të jenë të shpeshta gjatë vitit shkollor, në mënyrë që prindi të jetë vazhdimisht në dijeni të ecurisë së fëmijës së tij.