Turgut Ozal Tirana
Feb 14, 2014 12:00:00 am

Udhëtimi dimëror drejt Bursës

Çdo udhëtim ka të veçantat e veta ashtu si edhe ky udhëtim i shumëpritur nga fëmijët.

                  Nisja në mëngjesin e 6 shkurtit ishte e hareshme. Avioni si rrallë ndonjëherë u mbush me zërat gazmore të fëmijëve. Midis zërave të tyre dëgjoheshin mësueset duke këshilluar fëmijët:     “Kujdes pashaportat”. Mezi  prisnin të merrnin valixhet e të arrinin sa më shpejt tek surpriza e parë.  Emocioni i parë ishte vizita në  Aquariumin e Stambollit. Mësuam se ishte akuariumi më i madh në Europë. Ja se ç’thoshin disa prej nxënësve: “Uau, ç’peshq të bukur, sa peshkaqen i madh! Si nuk i ha peshqit e tjerë?!”

                  Pasi  kaluam përmes qytetit madhështor të Stambollit, vazhduam udhëtimin me autobus dhe traget deri në Bursa. Në traget Aventura u shoqërua me ndjekjen e pulebardhave që hanin ushqim nga duart tona. Në darkë arritëm në hotelin “Almira”. U akomoduam. Fëmijët zgjodhën shokët ose shoqët e dhomës. Të nesërmen dita ishte më e bukur, me diell. Autobusi filloi të ngjitej drejt pistës së skive “Uludag”.  Sipas dëshirave fëmijët luajtën me slita dhe të tjërë me ski.

Nuk harruam të bënim edhe fotografi gjatë gjithë kohës.

Drekën e hëngrëm në një qendër tregtare ku fëmijët bënë edhe shopping.

Menyja ishte e hapur sipas zgjedhjeve të fëmijëve.

Edhe dita e tretë ishte po aq e veçantë sa e dyta. Fatmirësisht moti i ngrohtë na shoqëroi gjithë ditëve. Në kthim ndaluam dhe pamë një mrekulli një diçka të rrallë, një pemë 600 vjeçare. Ishte gjigande, shumë e madhe, rreth saj kishte dhe një treg ku tregoheshin objekte të zonës. Edhe aty blemë gjëra të veçanta. Ditën e fundit atmosfera u ul. Donim të kishte zgjatur kjo aventurë edhe më shumë. Ashtu pak të mërzitur bëmë gati valixhet dhe u nisëm për udhëtim. Një surprizë e madhe na priste. Në Stamboll shkuam tek një qendër e madhe tregtare shumëkatëshe “Saphire”.

Aty përveç pamjeve me dylbi, të mrekullueshëm të Stambollit, bëmë një udhëtim nëpër Stamboll në kinemanë 8D.

Ishte një emocion i madh i paharrueshëm.

Mbas Saphire shkuam tek një qender tregtare ‘Marmara Forum’ ku hëngrëm dhe më pas fëmijët plotësuan blerjet e fundit të dhuratave  për motrat, vëllezërit e prindërit e tyre. U afruam drejt aeroportit me shumë kujtime të mbartura me vete, por dhe me dëshirën  për t’u kthyer tek prindërit tanë. Ngritja dhe ulja e avionit shoqërohej me duartrokitje. Aeroporti “Nënë Tereza” u gjallërua atë darkë. Fëmijët përqafoheshin me prindërit dhe mezi prisnin të tregonin për aventurat e tyre.