Turgut Ozal Durres
Nov 03, 2015 12:00:00 am

ZGJEDHJA E SENATORIT TE SHKOLLES “TURGUT OZAL” DURRES

Ditën e enjte, me datë 22.10.2015, në shkollën e mesme të përgjithshme jopublike “Turgut Ozal”, u mbajtën zgjedhjet për Presidentin e Senatit të Shkollës 2015-2016. Nxënësit gjimnazistë u mblodhën të gjithe në sallën e konferencave,në të cilën gjashtë kandidatet për ketë post prezantuan plan- projektet e tyre ë mënyrë që të realizonin bindjen për të marrë votat e publikut.Ata ishin senatoret e klasave të tyre.Perkatesisht:

Hari Gjioka (klasa XIIB),Era Psatha (klasa XIIC),Gledis Kallco (klasa XIIA),Xheri Tola (klasa XIA), Fiorela Marra (klasa XIB)dhe Mona Islami (klasa XID).

Fjalimet ishin interesante. Secili prej tyre kishte zgjedhur dicka të vecante,por aja cka i bashkonte te gjithe kishte të bënte me faktin se “do te sillnin ndryshimin”.Fiorela këtë e mbështeste me punen e saj te palodhur, kembengulejen dhe mbeshtetjen në cdo hap te bashkemoshatareve të saj. Mona ndër të tjera thoshte se nuk premtonte shumë ,por qe ishte njeriu i veprave dhe kur donte të realizonte dicka bashke me mbeshtetesit e saj e finalizonte me sukses.- Më jepni voten tuaj-ishte thirrja e Xherit, i cili premtonte se po të ndodhte kjo jeta shkollore me aktivitete te ndryshme do te behej dhe me e bukur nga c’ishte. Detyrat e shtepise sic thoshte ai , s’mund t’ua hiqte, po ca gjera te tjera po.Nxenesi i suksesshem i olimpiadave te matematikes Gledisi tha shume gjera, nder te cilat po citoj: S’do te bente shume gjera, vec “Turgut Ozalin “ do ta ngjiste ne maja sic ishte vete. Meqe kjo shkolle i kishte dhene kaq shume, po kaq donte t’i jepte dhe ai. Serioz dhe bindes mefjalimin e tij u prezantua edhe Hari. Duke arsyetuar dhe me logjike te forte arriti t’i fitonte ne salle zemrat e perkrahesve te tij.Sipas tij, do te ishte zeri perfaqesues i gjimnazisteve ne qofte se do t’ia besonin postin e Presidentit.Ne fund mbajti fjalimin e saj dhe Era. Si gjithmone oratore e shkelqyer,e cila me fakte dhe gjera konkrete vertetonte se kishte pervojen dhe aftesite e duhur per ta kryer me se miri detyren e Presidentes.

Pas fjalimeve te tyre,nxenesit i prisnin kater kuti votimi, ne te cilat do te vendosej se kush do te ishte fituesi.

Votimi u krye, procesi i verifikimit dhe numerimit po ashtu. Komisioni i kryesuar nga nendrejtor Mehmet Aslantas shpalli fituesin. Ai ishte....HARI GJOKA

I urojme suksese Presidentit te Ri te Shkolles dhe presim nga ai ...ndryshimin.