Ekskursioni i klasave te 5-ta

Në funksion të ekskursioneve mësimore-edukative ,klasat e 5-ta organizuan një ekskursion në kinema “Imperial”, në qendrën “Kristal” dhe vizita në disa nga rrugët dhe sheshet kryesore të Tiranës. Gjithashtu vizita konsistoi dhe në disa nga qëndrat kryesore historike- arkeologjike dhe social-kulturore. Nisja u bë nga shkolla. Nxënësit, të organizuar me fugonat e shkollës, u nisën fillimisht drejt kinema “Imperial”.Pas mbërritjes fëmijët u akomoduan në ambientet komode të kinemasë dhe shijuan filmin. Fëmijët u larguan të kënaqur nga ambjentet e qëndrës “Kristal” dhe të organizuar përsëri, u nisën drejt qendrës së Tiranës. Për të konkretizuar njohuritë e marra në lëndën e Vendlindjes , ata vizituan disa nga sheshet dhe rrugët kryesore të Tiranës. Ndalesa e parë u bë në sheshin “Nënë Tereza”. Aty fëmijët panë godinat kryesore të sheshit si: Universiteti, Akademia e Arteve, Muzeu Arkeologjik etj.Vazhdoi udhëtimi gjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Fëmijët panë në dy krahët, godinat si: Pallati i Kongreseve, Presidenca, Kryeministria, Qëndra Ndërkombëtare e Kulturës etj. Ndalesa tjetër e radhës ishte në sheshin “Skëndërbej”, sheshi më i madh i Shqipërisë, afërsisht 40.000m2, emër i marrë ky nga monumenti i Skëndërbeut i vendosur aty në vitin 1968. Si pjesë të këtij sheshi, fëmijët vizituan Kullën e Sahatit, të ndërtuar në vitin 1822 (35m e lartë), e cila deri në vitin 1970 ka qenë ndërtesa më e lartë në kryeqytet. Ora e fundit e vënë në të është simbol i Bashkisë së Tiranës. Ngjitur me të nxënësit vizituan Xhaminë e Tiranës si monument me vlera historike, i cili në harmoni me Kullën e Sahatit formojnë një kompleks monumentar me vlera për qytetin e Tiranës. Nxënësve u tërhoqi vëmëndjen minarja e ndërtuar me gurë të gdhendur nga mjeshtrat e përpunimit të gurit. Nxënësit panë edhe Tyrben e Kapllan Pashës. Vizita e radhës u bë në Kalanë e Tiranës, e ndërtuar kjo prej Ahmet Pashë Bargjimit në gjysmën e dytë të shekullit XVII. Nxënësve u tërhoqi vëmëndjen edhe gjurmët e reja të kalasë së Tiranës të zbukuruara dhe restauruara kohët e fundit dhe të ndërthurura këndshëm me kontekstin dhe infrasrukturën përreth. Nxënësit bënë foto të ndryshme gjatë këtyre vizitave. Vizita vazhdoi gjatë Rrugës të Toptanasve ku nxënësit patën mundësi të shikonin Galerinë e Arteve, Teatrin Kombëtar etj. Të kënaqur dhe të lumtur nga vizita, e cila i konkretizoi njohuritë e marra, nxënësit u kthyen në shkollë. Kjo vizitë la mbresa të veçanta te secili prej tyre.