Turgut Ozal Tirana
Apr 17, 2013 06:07:11 am

Java e Anglishtes ne Kolegjin Turgut Ozal

Pershendetje,e mireserdhet ne javen me te bukur,me aktive,me te larmishme e shume edukative ne Kolegjin tone. Jave e cila gjithmone sjell shume argetim per nxenesit,per te ftuarit per prinderit e sigurisht per mesuesit e kesaj shkolle.Java e Anglishtes eshte po aq e vjeter  sa vet kolegji yne. Ne fakt as nuk mbahet mend se kur filloi por,nje gje  eshte e sigurt cdo vit mbahet mend per aktivitetet e saj ne memorien e te gjitheve. Ne kete 20-vjetor te Kolegjeve Turke “The English Week” solli me te vertete surpriza shume te bukura.Jave ne te cilen mesuam,u argetuam qame nga gezimi por edhe lotet “flisnin” anglisht ate jave. Te mesuarit e gjuhes Angleze ashtu si gjuha e “nenes” ka qene motoja e kolegjeve tona per vite me radhe e java e anglishtes manifeston ne vetevete kete sukeses te paarritshem deri tani nga institucione te tjera arsimore . Pjesemarrja kete vit ishte akoma me e madhe duke perfshire edhe ato me te vegjelit e shkolles femijet e kopeshtit  e nxenesit  klasave te e para. E filluam kete vit javen e Anglishtes me : The Flying Balloons:Cdo nxenes i uroj mireseardhjen javes se Anglishtes me nga nje tullumbace ne te cilen nxenesit kishin ngjitur nga nje mesazh duke ja drejtuar nje te panjohuri.Mesazhe te shkurtra ne Anglisht,te  thjeshta e te krijuara  nga vete  nxenesit qe fluturuan larg sebashku me mendimet e tyre. The Culture Design: Nje aktivitet i ri ky, ku pjesemarrja e saj perfshiu edhe nxenesit e klasave te para.Te gjitha klasat kishin zgjedhur nje shtet per te cilin do te pershkruhej gjithcka qe nga jeta kulturore,industriale,historike e gjeografike.Projekte te larmishme u sollen ne klase duke filluar nga flamuri e duke perfunduar me souvenir te ndryshme.Ne cdo klase prezantimet e projektit ishin me te vertete emocionuese tek i shihje nxenesit te flisnin aq rrjerdhshem  e lirshem ne “gjuhen e tyre te preferuar” sic komentoi nje nxenes I klasave te 5-ta.Nje komision i ngritur nga mesuesit tane te anglishtes duke perfshire edhe drejtuesin e shkolles sone ,gjykoi punen e nxenesve,  bene vizita ne gjitha klasat per te gjetur edhe fituesit e ketij projekti qe me thene te drejten e kishim shume te veshtire. Spelling Bee:Nje nga aktivitetet me terheqese,por qe kemi vite qe e ushtrojme eshte edhe germezimi i sakte i fjaleve ne gjuhen angleze.Duke ditur qe germezimi ne vetvete mbart veshtiresi edhe per vete Anglishtfolesit ne e sjellim ne formen e lojes apo konkursit per ta bere sa me terheqese.Nje sfide interesante ku me te shpejtit e me te saktet triumfuan me sukses. Vocabulary Competition:Fjale te reja,sinonimet e antonimet e tyre,perdorimi i sakte i tyre ishte perseri objektivi kryesor i ketij konkurrsi.Pjesemarresit ishin me te vertete te “pamposhtur”thonin mesueset pjese e komisionit te vleresimit.Nxenesit ishin jashtezakonisht te pregatitur e me nje deshire te madhe karakteristike e moshes  per te dale te paret. Song contest: Ajo dite ishte me te vertete e vecante sa hodhem hapat e para ne hyrjen e shkolles muzika vinte nga cdo cep i saj.Ekranet e te gjithe shkolles kendonin kenget me te bukura te shoqeruara me tekstet e tyre.Ishte shume emocionuese tek shikoje te gjithe te kendonin ne corridor ne klase ,mesues nxenes madje edhe vizitore te ndryshem duke perfshire edhe prinderit kendonin tek prisnin neper korridore.Gjate pushimeve ne mes  te oreve nxenes te ndryshem “rrembenin “ mikrofonat e kendonin live si artiste te vertete e meqe ra fjala ne kemi shume te tille.Por “embelsira “ sic thote populli ngelet ne fund.Ne nje koncert madheshtore me pjesemarres te ndryshem perfaqesues te te gjitha klasave konkurruan me njeri tjetrin perballe moshatarve te ture e nje jurie te perfaqesuar nga mesuesit e muzikes te shkolles sone.Kenduam e kercyem e ne fund qame nga gezimi sepse kishim kaluar nje dite te paharrueshme. Bander Design: Nje tjeter aktivitet mesimor dhe edukativ ishte dizenjimi i nje cope te madhe e cila kishte nje teme ne te cilen nxenesit  duhet te zgjidhnin   thenie te ndryshme rreth saj per ti shkruar mbi te.Tema te bukuar si “familja ,shoqeria,shkolla e vlerat e tyre u vizatuan e u prezantuan nga nje grup nxenesish perballe komisionit perkates.Fjale te urta,shprejhje te bukura te shoqeruara me kolore te ndryshme si vete shpirti i tyre. Poetry contest: Sa bukur tingellojne poezite ne interpretimin e nxenesve tane!Poezi me tema te larmishme edukative u perzgjodhen nga mesuesit,por edhe nga nexenesit nen vezghgimin e mesuesve per kete konkurrs.Interpretime live plot emocion perjetuam ate dite.Dikush kishte zgjedhur nje poezi per te qeshur dikush tjeter per te qare e megjithate emocionet qe na dhuruan nxenesit duke interpretuar aq lirshem ne gjuhen Angleze na mallengjyen te gjitheve. Drama contest-Role play:Nje aktivitet qe terheq vemendjen e te gjitheve sidomos te nxenesve eshte edhe venja   ne skene e dramave te ndryshme ne Anglisht te pershtatura per moshen e tyre e qe mbartin ne vetevete emocion,por mbi te gjitha trajtohen probleme te ndryshme te shoqerise  percjellin  nje mesazh moral e edukativ tek nxenesit.Edhe sivjet performanca ne Anglisht ishte e jashtezakonshme e perdorimi i gjuhes se folur gjate interpretimit ishte i sakte,tamam si aktore te vertete. English Week among colleges:Ne kuader te 20 vjetorit te Kolegjeve Turke “Beteja Finale” midis me te mireve ne te gjitha kompeticionet e mesiperme, u zhvillua ne ambjentet  e pershtatura te Kolegjit Turgut Ozal ne Tirane.Nxenes nga Kolegjit “Turgut Ozal “,Durres, e Kolegjit”Hasan Riza Pasha “ Shkoder u ftuan te marrin pjese ne finale e madhe  duke konkurruar midis tyre. Emocion,gezim te ftuar ndarje cmimesh gjithcka i perfshinte kjo jave kaq e thjeshte,por qe mbarti  vlera pafund edukative e krenarie per te gjithe ne qe jemi pjese e kesaj “familje “kaq te madh e  ku ka vend vetem per me te miret. Duke falenderuar te gjithe stafin drejtues,prinderit,mesuesit e nxenesit ju urojme te gjitheve “Happy English Week dear students” See you next year!J