Turgut Ozal Tirana
Mar 15, 2013 12:35:37 pm

FESTA E 7 – 8 MARSIT (KOPESHTI)

Eshtë bërë traditë festimi i festës së 7 – 8 Marsit, e cila festohet nga të gjithë. Kjo festë e bukur që sjell kaq shumë gëzim padyshim festohet edhe në kopshtin “Zubeyde Hanim”. Për përgatitjen e kësaj feste nje punë intensive dhe me interes maksimal behët  nga mësueset duke filluar nga grupet e para, të dyta dhe të tretat. Një mbështjetje, suport i rëndësishëm është dhe drejtoria e kopshtit e cila ndjek hap pas hapi dhe me shumë interes këto festa të bukura që organizohen në këtë kopësht, duke krijuar kushtet optimale dhe bashkëkohore për organizimin sa më mire te tyre. Fëmijet me vjershat recitimet dhe këngët e tyre, shprehin respekt, mirënjohje dhe dashuri për mësueset e tyre që i duan shumë dhe që punojnë aq shumë për ta. Por supriza e kësaj feste ishin vjershat, këngët e recitimet e fëmijëve për nënat. Këto krijesa ëngjëllore që Zoti i ka falur detyrën më sublime, i ka bekuar të bëhen ”Nëna” Në sytë e fëmijëve shikohej, gëzim, lumturi, kënaqësi por edhe emocion kur ato recituan këto vjersha dhe i kënduan nënave të tyre. Por më e bukura ishte se këto emocione të përcjella nga fëmija tek nëna, u pasqyruan edhe në sytë e përlotur të nënave. Prindërit shfaqën vlerësimet e tyre positive për këtë festë të bukur, për mënyrën e organizimit dhe interpretimit të bukur të fëmijëve. Fëmijët morën të gjithë nga një dhuratë simbolike për nënat e tyre e bërë nga drejtoria e shkollës. Kopshti “Zubeyde Hanim” është një kopësht i parametrave bashkohore i cili gjithmonë sjell festa dhe aktivitete të bukura nga puna e palodhur e stafit të mësueseve që punon dhe do të vazhdojë të punojë dhe në të ardhmen, për një të ardhme më të sigurt të fëmijëve.