Turgut Ozal Tirana
Mar 15, 2013 06:53:11 am

Improvizim evakuimi në rast zjarri

Në kolegjin “Turgut Ozal”, në datën 22/02/2013, në bashkëpunim me njësinë e zjarrëfikseve dhe forcave speciale të Tiranës u zhvillua një demonstrim ku u improvizua nje situate konkrete e rënies së zjarrit. U aktivizua menjehere sistemi i alarmit të shkollës. Nxënësit të shoqëruar nga mësuesit si dhe  gjithe stafi i shkolles dolën jashtë, shpejt dhe pa rrëmujë. Nga organizatorët u mendua që të shfrytzoheshin hyrjet kryesore dhe daljet e emergjencës për të shmangur panikun,konfuzionin dhe rrëmujën e nxënësve. Evakuimi i nxënësve u krye shume shpejt dhe me profesionalizëm. Kjo fale udhëzimeve te përpikta që dhanë forcat e nderhyrjes së shpejtë së bashku me forcat e repartit të Zjarrëfikseve. Në oborrin e shkollës nxënësit u benë dëshmitarë të provës së shpëtimit të disa nxënësve që ishin caktuar nga organizatorët për t’u shpëtuar nga klasa të ndryshme. Nxënësve të shpëtuar ju dha ndihma e shpejtë. Ky demostrim, i pari në llojin e tij për kolegjin “Turgut Ozal”, rezultoi i suksesshëm duke treguar se shkolla jonë e katë gjithë infrastrukturën e duhur për të përballuar një situate emergjente në rast të rënies se zjarrit. Duke uruar qe situata te tilla mos të ndodhin asnjëherë në shkollën tone, ne ju sigurojmë se jemi të përgatitur për t’i  përballuar ato.