Turgut Ozal Tirana
Mar 18, 2013 12:34:31 pm

Java e biskotave (kopeshti)

Pranvera me ardhjen e saj na solli jo vetëm  festën e nënës dhe të mësuesit por na solli lulet shumë ngjyrshe së bashku me festën tradicionale të “Ditës së verës”. Si të gjitha festat e tjera edhe festa e ditës së verës ishte një festë e gëzueshme për fëmijët e kopshti “Zubeyde Hanim”. Fëmijëve mbasi iu komunikua nëse kishin dëshirë që në këndin e kuzhinës të pregatisnin ëmbëlsirën tradicionale “Ballokumen e Elbasanit” menjëherë ata shprehën gëzimin nga ky lajm sepse kjo ditë është bërë festë popullore jo vetëm për të rriturit por edhe për fëmijet. Pasi fëmijet sollen të gjitha asortimentet e pregatitjes së ëmbëlsires të cilat ishin : Miell misri, gjalp i freskët,  vezët dhe sheqerin filluan t’i gatuanin vetë me lugën e drurit në një enë të madhe. Mbasi e bënë gati brumin i vendosëm në formë rrethore në tepsi dhe i poqëm në kuzhinën e shkollës. Me padurim pritëm deri sa u poqën, me pas i morëm nga furra dhe filluam t’i hanim duke i shijuar sepse i kishin gatuar vetë me doçkat e tyre  të vogla. Fëmijët i shpërndanë të gjithë fëmijëve që ndodheshin brenda ambientit të kopshtit. Por nuk mjaftoi me kaq ata shprehën dëshirën tu çonin edhe  prindërve në shtëpi dhe drejtorit të kopshtit dhe të shkollës. Ishte një javë plot me ëmbëlsi dhe gëzim. For more: https://picasaweb.google.com/104694814749883574950                      http://www.youtube.com/turgutozaltirana