Turgut Ozal Tirana
Apr 17, 2013 04:32:54 pm

JAVA E GJUHЁS ANGLEZE

Nga data 1 deri më datën 4 Prill në mjediset e  kolegjit  “Turgut Ӧzal” Tiranë, u zhvillua java e gjuhës angleze. Ishte një javë e mbushur me aktivitete të ndryshme, ndër më kryesoret do të veçojmë konkursin e punës krijuese, ku nxënësit pjesmarrës dorëzuan punë me te vërtetë dinjitoze. Një tjetër aktivitet argëtues ishte edhe konkursi i karaokes ku jo vetëm pjesmarrësit, por edhe spektatorët u argëtuan. Pjesë tjetër e rëndësishme që u realizua gjatë kësaj jave ishte edhe dramatizimi i një pjese letrare. Të gjitha aktivitetet që u realizuan u finalizuan me një koncert festiv, në të cilin interpretuan të gjithë nxënësit fitues, si dhe u shpërndanë certifikatat për pjesëmarrësit.