Turgut Ozal Tirana
Mar 27, 2013 01:12:54 pm

Java e Matematikës 2013

Java e matematikës e bërë tashmë një traditë në shkollën tonë këtë vit ishte e mbushur plot ngjyra. Një javë ndryshe nga të tjerat ku morrën pjesë gjithsej 380 nxënës me aktivitete të ndryshme. Konkurentët garuan midis tyre duke shpalosur punën e palodhshme të  stafit arsimor. Në këtë javë aktivitetet ishin të shumllojshme si  kampionati i shahut, Testet IQ, testet e sudokut dhe tangram. Këto aktivitete u zhvilluan në ambjente të ndryshme të Qëndrës Kulturore që është një pjesë e rëndësishme e shkollës tonë.Klasat garuan midis tyre dhe më pas fituesit e çdo paraleli ku u zgjodhën fituesit, më të mirët e shkollës. Medaljet dhe certifikatat fituesve do t’u jepet në një program që do të organizohet në fund të semestrit. For more: https://picasaweb.google.com/104694814749883574950                      http://www.youtube.com/turgutozaltirana