Turgut Ozal Tirana
Dec 12, 2012 11:47:54 am

KAMPIONATI I FUTBOLLIT

Mbi aktivitetin e kampionatit të futbollit për shkollën fillore nga data 09.11.2012 deri 14.11.2012. Në kampionatin e futbollit morën pjesë klasat e treta,të katërtat e të pestat.Gjithsej 21 klasa. Aktiviteti u organizua nga drejtoria e shkollës dhe mësuesit e fiskulturës. Sistemi i zhvillimit të kampionatit u konceptua që në fazën e parë ndeshjet të zhvilloheshin në sistem grupi A-B sipas paraleleve dhe grumbullim pikësh,ku dy vendet e para të çdo grupi kalojnë në gjysëmfinale,kjo u bë për arsye të aktivizimit dhe pjesëmarrjes sa më të madhe të nxënësve në këtë aktivitet. Në takimet në grupe u zhvilluan 18 ndeshje ku u kualifikuan në gjysëmfinale 12 klasa sipas paraleleve: Nga klasat e treta u kualifikuan:    3E,3C,3D,3B. Nga klasat e katërta u kualifikuan:  4G,4A,4D,4F Nga klasat e pesta u kualifikuan:     5C,5A,5D,5F. Ndeshjet në gjysëmfinale u zhvilluan në një rivalitet të madh,nxënësit treguan shpirt të lartë gare, ku nuk munguan emocionet,gëzimi,hidhërimi e mbështetja e shokëve e dhe e shoqeve të klasës me në krye mësuestet kujdestare. Në finale u ndeshën sipas klasave: Klasa e 3E me 3C ku fituese u shpall klasa 3C me mësuese kujdestare Eva Kreshpanje. Për klasat e katërta në finale u ndeshën klasa 4F me 4D dhe fitues u shpall 4F me mësuese kujdestare Sonila Shkoza. Për klasat e pesta në finale u ndeshën klasa e 5D me 5C dhe fitues u shpall klasa e 5D me mësuese kujdestare Juli Enesi. Në këtë aktivitet vlen për të përmendur organizimi i mirë nga ana e drejtorisë së shkollës në bashkëpunim me mësuesit e fiskulturës,pjesëmarrja e madhe e nxënësve,argëtimi,respekti e mbi të gjitha loja ‘Fair-play’. Në mbyllje të aktivitetit drejtoria e shkollës zhvilloi një ceromoni ku klasave fituese iu dorëzuan kupat e kampionatit.  For more: https://picasaweb.google.com/104694814749883574950                      http://www.youtube.com/turgutozaltirana