Turgut Ozal Tirana
Mar 21, 2013 07:10:46 am

Kampionati I pingpongut

Në kuadrin e aktiviteteve sportive që kolegji “Turgut Ozal” organizon për fëmijët , më  datë  15 .03.2013  në  palestrën e Kolegjit u  zhvillua   Kampionati  I  Pingpongut  për  klasat  e  pesta.Garat u  zhvilluan  individuale  me  sistem  eliminimi   dhe   3  sete  të  fituara. Si çdo aktivitet sportiv, fëmijët e pritën me dëshirë të madhe këtë kampionat. Të gjithë fëmijët ishin të motivuar. Përzgjodhën vetë shokët që do të merrnin pjesë për të përfaqësuar secilën klasë. Ndeshja u arbitrua nga profesori Telman Perleka. Gara ishte e fortë. Ethet e lojës kishin përfshirë jo vetëm lojtarët por dhe shokët që rrinin përreth dhe i mbështetnin gjatë lojës. Të gjithë lojtarët treguan dëshirë dhe vullnet për të luajtur sa më mirë, pasi të gjithë dëshironin fitoren. Pasioni për lojën e bukur të pingpongut I nxiste ata gjatë gjithë kohës. Të gjithë luajtën bukur si: Rubin Aga, Keegan Kaculi, Bjorna Permeti, Mired Kazazi, Brajan Shehu, Olsi Shehaj, Ergys Çaushi etj. Por dy finalistet ishin Renis Sanxhaku dhe Gerald Zekaj. Shkathtësia dhe talenti I dhanë fitoren nxënësit Renis Sanxhaku. Ky kampionat u kurorëzua me sukses dhe do të shërbejë si fillim I mbarë për aktivitetet e tjera sportive qe do ta pasojnë.        For more: https://picasaweb.google.com/104694814749883574950                      http://www.youtube.com/turgutozaltirana