Turgut Ozal Tirana
Jun 03, 2013 01:56:02 pm

Kampionati i Shahut

Në kuadrin e aktiviteteve të zhvilluara nga Qëndra Kulturore e Fëmijëve ishte dhe Kampionati Kombëtar i shahut i zhvilluar në ambjentet e Kompleksit turistik “Florida” në Durrës. Në rrugën e traditës së përvitshme, edhe këtë vit kolegji ynë “Turgut Özal” u përfaqësua denjësisht me shahistët e tij nga klasa e IV –XI. Tashmë është bërë e traditës që fitorja të mbetet brenda kolegjit. Ashtu si çdo vit edhe këtë herë fituesit e këtij kampionati janë nxënës  të kolegjit “Turgut Özal”. Fituesit e këtij viti janë: Vëndi I – SIDRIT DEMIRAJ Vëndi II – ERVIN HIMA Vëndi III – RENIS SANXHAKU