Turgut Ozal Tirana
Jun 06, 2013 08:51:01 am

Kampionati midis shkollave (Volejboll-Futboll)

Gjatë muajit maj cikli 9-vjecar i shkollës sone ka organizuar nje kampionat midis shkollave private të Tiranës.Ky kampionat u zhvillua në ambientet e shkollës sonë në volejboll për vajza dhe futboll për djem. Kategoria e nxënësve pjesëmarrës përfshinte klasat e 7- ta dhe të 8 –ta. Konkretisht shkollat private të cilat morën pjesë ishin  ‘’ MISTI ’’,    ‘’ILIRIA’’ , ‘’YLBER’’  duke u kryesuar nga Kolegji  ‘’TURGUT  OZAL’’ . Ndeshjet u shoqëruan me emocione të forta nga nxënësit pjesëmarrës të cilët përkrahnin shokët dhe shoqet  e shkollës. Nga ndeshjet e zhvilluara ,shkollat të cilat dolën në finale ishin” Volejboll, Kolegji  Turk  -   Ylber   me rezultatin 3-0. Në  futboll  Kolegji  Turk – Ylber  me rezultatin 10-12.   Urojmë  suksese të mëtejshme të gjitha shkollave në tërësi, në veçanti Kolegjit Turgut Ozal, duke uruar se emocione të tilla kaq të  forta do të na dhurojë dhe në kampionate të tjera të ardhshme.