Turgut Ozal Tirana
Dec 12, 2012 11:54:06 am

klubet

Klub-et   Përveç anës edukative dhe rritjes së cilësisë së mësimdhënies nën kushtet më bashkëkohore, shkolla jonë e kompleton këtë proçes edhe me edukimin artistik e fizik. Secili nxënës ,pas orarit të mësimit,mund të zgjedhë  të studiojë  një  fushë të caktuar të artit apo sportit,si: piano, violinë, kitarë, kercim popullor,pikturë, karate, basketboll etj. Çdo detaj i mbarëvajtjes së orës së mësimit është menduar në mënyrë të strukturuar ku progresi dhe motivimi i secilit nxënës është  i padiskutueshëm.Klasat janë  të  përbëra mesatarisht nga  9-10 nxënës,ku secili është i pajisur me bazen materiale që i nevojitet gjatë orës së mësimit. Nje motivim i madh për nxënësit e klubeve janë dhe performancat në skenë  për të përshëndetur në  evenimentin e ndarjes së  çertifikatave apo fletëve të nderit për nxënësit më  të mirë. Ndërsa në semestrin e dytë,ata hyjnë  në  një stad tjetër.Tashmë ndjenja artistike u është  kultivuar dhe përparojnë  duke studiuar pjesë  të nivelit të dytë, si dhe duke u thelluar më  tepër  në  përcimin e emocioneve,apo lirshmerine dhe kreativitetin në levizjet trupore.   Këto emocione, ata kanë mundësi që në këtë semester t’i ndajnë me shokët e tyre edhe më shpesh në koncertin e 7-8 Marsit, ndarjen e çertifikatave,apo koncertin e klasës që zhvillohet çdo vit në shkollën tonë.     Si mësuese e klubit të violinës, kam një shije shumë të  mirë nga kjo eksperiencë teksa shikoj ndrojtjen e nxënësve të mi në fillim,ku gjithçka është e panjohur për ta, si dhe përparimin e tyre me hapa të sigurt drejt zhvillimit të ndjenjës artistike dhe shprehjes së emocioneve me anë të tingujve të violinës.