Turgut Ozal Tirana
Dec 12, 2012 11:39:42 am

“Muaji i Historisë” në Kolegjin :Turgut Ozal”

“Muaji i Historisë” në Kolegjin : “Turgut Ozal”   Kolegji “Turgut Ozal” është një nga institucionet më të suksesshme në fushën arsimore.Tashmë shumë i konsoliduar vazhdon të listojë suksese të njëpasnjëshme. Muaji  Nëntor në shkollën tonё  identifikohet me muajin e Historisë, prandaj kësaj radhe do të ndalemi në një nga aktivitetet më të rëndësishme “Kremtimi i 100 Vjetorit të Pavarësisë”.                 Tashmë prej vitesh tradita vazhdon dhe nxënësit janë pjesë aktive e këtyre aktiviteteve. Atmosfera që ka shoqëruar këtë muaj ka qënë mjaft e gjallëruar dhe nxënësit si asnjëherë tjetër kanë kontribuar pёrmes posterave, aplikacioneve të ndryshmë. Punët e tyre janë ekspozuar në të gjitha ambientet e shkollës.                 “Sensibilizimi dhe Krenaria Kombëtare, Respekti për Flamurin dhe Dita e Madhe e Kombit Shqipëtar.” Ishte motoja e  “Muajit të Historisë”. Pjesëmarrja e nxënësve ka qënë mjaft masive dhe ata ishin pjesë e konkurseve të ndryshme. Vlen të vlerësosh shumë idetë dhe fantazinё e tyre origjinale që përcollën përmes punëve të tyre të krenarisë kombëtare. Ajo që ishte më e veçanta e aktiviteteve ka të bëjë me sjelljen e imazhit të deklaratës së Pavarësisë përmes nënshkrimit të firmave të tyre në deklaratën e titulluar “Firmëtarët Përjetues të 100 Vjetorit të Pavarësisë” e cila ishte ekspozuar në një nga hollet e sallës së kulturës. Për ta përmbyllur me sukses “Muajin e Historisë” shёrben edhe programi festiv i përgatitur me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë. Vlera e këtyre organizimeve dhe festimeve u rrit akoma më shumë me pjesëmarrjen e të ftuarve të veçantë njohës të historisë dhe Shqipërisë. Ishte nder të kishim pjesë të aktiviteteve : Drejtorin e Muzeut Kombëtar Prof.Dr.Luan Malltezi, Albanologen Italiane Lucia Nadin, Prof.Dr. Sherif Bej Libohova, Dr.Hamza Aksoy, si dhe përfaqësuesit e Drejtorisë Arsimore Rajonale të Tiranës. Prerja e shiritit të ekspozitës, “100 Vjet Shtet i Pavarur” , nga të ftuarit e bëri akoma më interesante festën. Në fund torta me mbishkrimin “100 Vjet Shtet Shqipëri” mblodhi rreth saj nxënës dhe mësues ku të gjithë njëzëri kënduan himnin kombëtar.Transmetimi i programit  nga stacionet televizive tё Top-Channel –it dhe Klan-it ia shtoi akoma më shumë vlerat festimeve të Pavarësisë në kolegjin “Turgut Ozal”. Në mbyllje të këtij shkrimi vlen të falenderojmë dhe t`i jemi mirënjohës stafit drejtues të kolegjit “Turgut Ozal” që krijoi mundësinё të festojmë ne mënyrën më të bukur. Një falenderim i veçantë shkon për mësuesit dhe nxënësit që kontribuan dhe ishin pjesë aktive e organizimeve në javën e Historisë.