Turgut Ozal Durres
Feb 04, 2016 12:00:00 am

një ekskursion në Dajt

Ditën e premte, me datë 22 janar, nxënësit e klasave të dhjeta të shkollës “Turgut Ozal” Durrës, organizuan një ekskursion në Dajt. Gjithcka që nxënësit dëshironin ua fali kjo ditë: diellin, borën, argëtimin… Mëngjesi i së premtes, ndryshe nga ai i një dite më parë qe rrezeartë. Ditë e mbarë për ekskursionin e planifikuar. Si çdo herë në raste të tilla autobuzi u mbush nga shakatë dhe këngët e nxënësve. Para se të ngjiteshin në teleferik, kureshtja e tyre s’mori përgjigje në kishte apo nuk kishte dëbore atje, por në zbritje “ua-të” e gëzueshme e dhanë përgjigjen. Pjesa tjetër mrekulli! Garime të ndryshme, topa bore, rrëshqitje dhe foto pa fund. Dhe Tiranën e panë si në pëllëmbë të dorës nga “Ballkoni i Dajtit”.Ditë fantastike.U argëtuan pa fund.